Gjatë një hetimi dhe kërkimi të gjatë për liderin e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, ekipet e shërbimit inteligjent irakian kanë arritur të sigurojnë informacionin kyçe gjatë shkurtit të vitit të kaluar, kur njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Abu Bakr al-Baghdadit zbuloi se si për vite më radhë terroristi më i kërkuar kishte arritur t’i shmanget arrestimit nga forcat e sigurisë.
“Abu Bakr al-Baghdadi për të mos u zbuluar nganjëherë së bashku me komandantët e tij udhëtonte me mini-busë të mbushur me perime, duke marrë kështu me vete edhe “bisedimet strategjike”, ka deklaruar Ismael al Etavi, transmeton Telegrafi.
“Etavi na ka siguruar informata të rëndësishme që kanë ndihmuar ekipin irakianë që ta zgjedh misterin e lëvizjeve të Baghdadit dhe vendeve ku ai fshihej”, ka deklaruar një zyrtar i paemëruar i inteligjencës irakiane.
Në anën tjetër, mediat raportojnë për deklaratën e një zyrtari të lartë të inteligjencës irakiane, i cili thotë se ndihmësi i Baghdadit në Irak muaj më parë ishte vrarë në pjesën perëndimore të vendit gjatë një sulmi ajror të realizuar nga forcat amerikane, dhe se amerikanë kishin arrestuar gruan e tij duke ia dorëzuar autoriteteve irakiane.
IS leader Abu Bakr al Baghdadi is believed to have been killed after a US operation in Syria.@Stone_SkyNews says it's "clearly a very big moment in the story of the Islamic State".
More on this breaking story: https://t.co/QfEVXI0Jd9 pic.twitter.com/S7VPgH8Ol2
— Sky News (@SkyNews) October 27, 2019
Kjo grua është cilësuar si burimi kyç i informacioneve rreth lëvizjeve të liderit të “Shtetit Islamik” dhe falë saj, autoritetet irakiane kanë pasur mundësi të përcjellin koordinatat që ndihmuan në lokalizimin e Baghdadit.
Një zyrtar tjetër i sigurisë irakiane, ka deklaruar se irakianët së fundmi kanë arrestuar një kushëri të al-Baghdadit i cili gjithashtu i ka ndihmuar të sigurojnë informacione për lëvizjet e tij.
Përveç kësaj, Etavi ka ofruar edhe detaje për pesë burra në mesin e të cilëve ishte edhe ai që u takua me Baghdadin në Siri dhe lokacione tjera, që kishin shfrytëzuar për t’u dakorduar për operacionet e tyre.
Zyrtarë të shërbimit inteligjent irakianë konsiderojnë që Etavi, teolog, ka qenë një nga pesë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Baghdadit. Në vitin 2006 i ishte bashkuar Al-Qaedës, kurse forcat amerikane e kishin arrestuar dy vite më vonë me ç’rast ishte dënuar me katër vite burgim.
Bagdadi më vonë e kishte angazhuar Etavin që t’ju mbajë ligjërata fetare anëtarëve të “Shtetit Islamik” dhe më vonë të bëjë përzgjedhjen e komandantëve. E pas kolapsimit të “Shtetit Islamik” në vitin 2017, Etavi ishte arratisur në Siri së bashku me gruan e tij që është shtetase e Sirisë.
E lëvizjet e tjera të rëndësishme kanë ndodhur në fillim të këtij viti gjatë një operacioni të përbashkët ku agjentët amerikanë, autoritet e inteligjencës turke dhe irakiane arrestuan zyrtarë të lartë të “Shtetit Islamik”, përfshirë katër irakianë dhe një shtetas sirian.
“Ata kanë zbuluar të gjithë lokacionet në të cilat ishin takuar më Baghdadin në Siri, kështu vendosëm së bashku me CIA-n të angazhojmë njerëz në këto rajone”, ka deklaruar një zyrtar irakian, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, në verën e këtij viti në Idlib është lokalizuar vendi ku kishte lëvizur Baghdadi – që besohej lëvizte nga një fshat në tjetrin së bashku me familjen dhe tre bashkëpunëtorët e ngushtë.
Njëri nga pjesëmarrësit e operacionit kishte arritur ta njoh Etavin në një treg në Idlib, i cili më pas është përcjell deri te shtëpia ku gjendej Baghdadi.
“Këto informacione i kemi ndarë me CIA-n të cilët përdorën satelitët dhe dronët, që ta vëzhgojnë këtë lokacion për plotë pesë muaj”, ka shtuar ky zyrtar.
Tri ditë më parë, Baghdadi për herë të parë ka braktisur këtë lokacion me familjen e tij me një mini-bus deri në fshatin më të afërt. Ai ishte nga armiqtë lokalë në Siri.
Hayat Tahrir al-Sham, grup ky më herët i njohur si Nusra Front që dominonte në Idlib, kishte filluar ta kërkoj Baghdadin pasi kishin informacione se gjendej në atë rajon. Nusra Fron dhe “Shteti Islamik” kanë qenë rivalë që zhvillonin beteja të ashpra në Siri.
Ky grup së fundmi ka kapur një bashkëpunëtor të Baghdadin, i njohur si Abu Sulejman al-Halidi. Në pyetje është një nga tre burrat që qëndronin pranë Baghdadit gjatë paraqitjes së tij të fundit në një video të postuar në internet.
“Kapja e Halidit është konsideruar informacion “kyç” në lokalizimin e Baghdadit, ka deklaruar një komandant nga Idlibi.
Në anën tjetër presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar të dielën se Baghdadi është vrarë. Sipas tij Baghdadi është vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane në veri të Sirisë, ku dyshohet se kishte hedhur veten në erë me eksploziv në një tunel.
E 15 minuta më vonë Trump ka njoftuar se testi i ADN-së ka konfirmuar se bëhej fjalë vërtetë për Baghdadin. Trump, gjithashtu tha se Baghdadi ishte përcjell për javë të tëra dhe se operacionin e kishin udhëhequr SHBA-të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-7.jpg)
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?
![Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-15-780x439.jpg)
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/putin-trump-zelensky-780x439.jpg)
Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite
![Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-9-780x439.png)
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore - mediat sjellin detajet
![Mos i besoni pretendimit të Putinit se dëshiron paqe - thotë Zelensky](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-13-213411-780x439.png)
Mos i besoni pretendimit të Putinit se dëshiron paqe - thotë Zelensky
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim