Maratonisti britanik e ka përfunduar maratonën prej 160 kilometrash, mbi një liqe të ngrirë në Mongoli me veshje të thjeshta, pasi bagazhi nuk i arriti me kohë dhe grupi po bëhej gati të nisej.

Peter Messervy-Gross kaloi kohë të gjatë për të blerë veshjet speciale, me të cilat do kalonte sfidën nëpër temperaturë - 25 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.


Kur aterroi nga Londra në Ulaanbaatar, 47-vjeçarit nuk po i arrinte edhe bagazhi, ndërsa nuk kishte kur të blevte veshje adekuate. Në pamundësi të gjende këpucët e duhura, vendosi të nisej me xhinse.

Bagazhi foto 2 Veshjet e thjeshta të alpinistit

Këpucëve të blera para katër vitesh, ai i vuri poshtë shtresat me gjemba për të mos rrëshqitur, që i mundësuan të ecte për katër ditë rresht.

“Më janë ënjtur shputat dhe kam marrë lëndime të mëdha, më së shumti te gishtat e vegjël, sepse nuk janë këpucë që mbahen gjatë në këmbë” ka thënë ai pas përfundimit të maratonës.

Bagazhi foto 3 Këpucët që përdori në maratonë

Derisa shumë të tjera kanë ndaluar, për shkak të lodhjes të ftohtit, ai arriti të kaloi deri në fund, ndërsa veshja joadekuate e ka bërë edhe më të popullarizuar në mesin e pjesëmarrësve. /Telegrafi/