LAJMI I FUNDIT:

Baftiu: Në spitalet publike nuk po gjenden as barnat esenciale

Baftiu: Në spitalet publike nuk po gjenden as barnat esenciale

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu në seancën e sotme ka ngritur çështjen e mungesës së barnave në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë.

Baftiu ka thënë se buxheti për barna është i madhi ndër vite, por ka dështim të menaxhimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mungesë të barnave edhe më esenciale nëpër spitalet publike.

“Kjo mungesë e barnave esenciale, materialeve shpenzuese ndër të tjera ndodh sepse ka pasur keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit në prokurimin e barnave të listës esenciale. Unë besoj që e keni parë apo keni dëgjuar për një hulumtim që është bërë nga Institutit Columbus, e që po besoj po ashtu se gjithsecili që e keni parë jeni tmerruar me atë që ka ndodhur me prokurorimin e barnave gjatë viteve 2016-2017. Efektet e këtyre keqpërdorimeve po i bartin pacientët tanë të cilët janë të detyruar të i blejnë nga shiringat e deri te penjtë  kirurgjik. Unë këtu me vete e kam një foto, të marrë nga njëri nga repartet ku shkruan se mungon alkooli, mungojnë ampulat, mungojnë gjilpërat e mungon pambuku”, ka thënë Baftiu.


Ajo ndër tjerash ka cituar të gjeturat e hulumtimit të Institutit Columbus ku thuhet se çmimi i barnave është rritur nga 100 në 200 për qind.

“E ku janë mbi 200 produkte farmaceutike që kanë pësuar një rritje të tillë…Miliona euro janë keqpërdorë nga disa kompani farmaceutike ku për të njëjtën shumë të të hollave janë blerë më pak barna se më parë…”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori