LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Aurora në finalen e madhe të turneut CCT South Europe

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Aurora në finalen e madhe të turneut CCT South Europe

Një tjetër finale do të zhvillohet ndërmjet ekipit shqiptar Bad News Eagles dhe ekipit Aurora.

Kanë mbetur edhe shumë pak minuta deri në fillimin e ndeshjes Bad News Eagles dhe Aurora, e cila do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’.

Fituesi i kësaj ndeshje do ta siguroj çmimin e vendit të parë prej 22.000 dollarësh.


Kjo është hera e dytë që këto dy skuadra takohen në finale të turneve CCT South Europe, pasi në serinë e dytë ekipi Aurora arriti që të shpallej kampion pas fitores 2-1 ndaj ekipit shqiptar.

Nuk mund të thuhet nëse ndonjëra nga ekipet është favorite për ta fituar turneun, pasi të dyja janë shumë afër me renditje në ranglistën botërore të CS:GO.

Bad News Eagles renditet në vendin e 21 –të, ndërsa ekipi Aurora renditet në vendin e 26 –të.

Ndeshja finale ndërmjet Bad News Eagles dhe Aurora do të zhvillohet sot (e hënë) duke filluar nga ora 20:00, dhe do të transmetohet në platformën Gjirafavideo me komentim në shqip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori