Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të takohet me ekipin forZe në ndeshjen e parë të Play-Off në turneun e CS:GO - BetBoom Playlist Urbanistic.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, nesër (e martë) duke filluar nga ora 19:30.


Favorit i kësaj ndeshje është ekipi rus forZe me renditje në vendin e 17 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Por çka e favorizon ekipin shqiptar është se për momentin ndodhen në Suedi ku edhe po praktikohen për turneun Major që do të mbahet në Paris.

Herën e fundit dy skuadrat janë përballur në turneun CCT Central Europe Malta Finals, ku fitues doli ekipi shqiptar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 300.000 dollarësh.

Ndeshjen Bad News Eagles ndaj forZe mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të BetBoom në platformën Twitch. /Telegrafi/

telegrafi sport app