LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles do të përballen me ekipin e katërt më të mirë në botë – G2

Bad News Eagles do të përballen me ekipin e katërt më të mirë në botë – G2
(Foto: HLTV)

Sot (e shtunë) ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballen me ekipin G2 në turneun e CS:GO – BLAST Paris Major që po mbahet në Paris.

Të dyja skuadrat kanë pësuar humbje në ndeshjet e tyre të para, dhe tani do të përballen në raundin e dytë ndaj njëra tjetrës në formatin ‘Bo1’.

Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga ora 22:00 dhe favorit për të fituar është ekipi G2 me renditje në vendin e katërt në ranglistën botërore.


Bad News Eagles në ndeshjen e parë pësuan humbje nga ekipi ENCE, dhe tani ju duhen tri fitore për t’u kualifikuar tutje në fazën tjetër të BLAST Paris Major.

Në rast të tri humbjeve, ekipi shqiptar do të eliminohet nga gara e turneut BLAST Paris Major që shpërndan çmime në vlerë 1.250.000 dollarë.

Ndeshja Bad News Eagles ndaj G2 do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch, duke filluar nga ora 22:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Kalo në kategori