Skuadra shqiptare nga Kosova e CS:GO, Bad News Eagles, duket se është në prag të një rikthimi të shumëpritur.
Një postim i fundit në llogarinë zyrtare të tyre në Instagram ka ngritur dyshime për një rikthim të mundshëm, duke ngjallur entuziazëm te tifozët dhe komuniteti i CS:GO.
“Vitet kanë kaluar që kur ata ndanë për herë të fundit të njëjtin qëllim, të njëjtin pasion, të njëjtin zjarr. Ekipi që dikur kishte pushtuar çdo sfidë, sfiduar të gjitha gjasat dhe kishte bërë histori së bashku, ishte ndarë në rrugë të ndryshme”.
“Çdo anëtar kishte ndjekur rrugën e tij, duke ndjekur ëndrra të reja, mundësi të reja dhe fillime të reja. Por, lidhja që ata kishin krijuar, e farkëtuar në zjarrin e fitoreve të panumërta dhe pengesave të shumta, kurrë nuk ishte shuar plotësisht”.
“Po sikur të bashkoheshim përsëri?”, shkruhet në postimin e Bad News Eagles.
E njëjta fotografi është shpërndarë gjithashtu nga Rigon “rigoN” Gashi, një nga lojtarët kyç të ekipit në të kaluarën, duke e bërë edhe më të fortë spekulimin për një rikthim të ekipit në skenën garuese.
Bad News Eagles kanë qenë një nga ekipet më të njohura shqiptare në CS:GO, duke u bërë të famshëm për paraqitjet e tyre mbresëlënëse në turnetë ndërkombëtarë.
Rikthimi i tyre do të ishte një lajm i madh për skenën shqiptare dhe rajonale të eSports.
Mbetet të shihet nëse ekipi do të konfirmojë zyrtarisht planet për të ardhmen, por postimi i tyre lë të kuptojë se ribashkimi do të ndodh shumë shpejtë.
Ndryshe, Bad News Eagles ishte përbërë nga lojtarët: Genc “gxx-” Kolgeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Sener “SENER1” Mahmuti, Dionis “sinnopsyy” Budeci dhe Rigon “rigoN” Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Dorëzohet në polici motra e Besar Nimanit

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

U kritikua shumë për paraqitje të dobëta, Onana merr vendimin për të ardhmen e tij

Transferimi i tij u konsiderua çështje kohe, por pse rrezikon të dështojë kalimi i Tah tek Barcelona?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës