Babai pranon se e ka nxjerrë vajzën në shitje përmes internetit, por se ishte shaka (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Një baba i paemëruar nga Duisburg i Gjermanisë, është intervistuar nga Policia pasi e kishte vënë vajzën në shitje përmes internetit.
Burri 28-vjeçar ka pranuar se e ka ofruar vogëlushen që ka lindur para 40 ditësh për pesëmijë euro në eBay, por se ishte vetëm për të bërë shaka, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, forcat e rendit nuk e kanë parë këtë si mahi dhe e kanë marrë vajzën në institutin për mbrojtjen e fëmijëve.
Megjithëse po hetohet për trafikim me njerëz, dyshimet janë se ai me të vërtetë ka dashur të bëj shaka, e jo ta shesë me të vërtetë. /Telegrafi/