Babai i rep-artistes së njohur Nicki Minaj, Robert Maraj ka ndërruar jetë.

Policia në New York ka konfirmuar vdekjen e 64 vjeçarit, ndërsa raportohet se është qëlluar të panjohur, teksa të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Daily Mail.


Robert Maraj ishte duke marrë rrugë në Mineola, derisa ishte gjetur në makinë rreth orës gjashtë të së premtes.

39283840 9259897 image a 1 1613330679353

Ndërkohë, të dyshuarit edhe nuk janë identifikuar, pasi menjëherë ishin larguar pasi kishin kryer krimin.

Sipas TMZ, policia menjëherë i është vënë punës, për të ndjekur personat që kishin vrarë Maraj.

39283932 9259897 image a 16 1613330882898

Ndërkohë, Robert pasi u qëllua është dërguar në spital, teksa çaste më pas ndërroi jetë. /Telegrafi/