Çdo prind i fëmijëve të vegjël e di se nuk duhen lënë pa mbikëqyrje as për një çast dhe këtë e përjetoi edhe Daniel De La Cruz kur hyri për të kontrolluar binjakët njëvjeçarë.

Në vend të lojës së zakonshme, ai hasi në një skenë që e la pa fjalë: njëri nga djemtë po e përdorte tjetrin si shkallë për t’u ngjitur në divan.


Ky moment gazmor u filmua dhe u bë viral në Instagram, duke mbledhur mbi 231 mijë pëlqime, shkruan Newsweek.

Në video shihet një vogëlush i ulur mbi shpinën e vëllait të tij, ndërsa përpiqet të kapë ulësen e divanit.

Sapo De La Cruz hyri në dhomë, nxori telefonin për të filmuar sa më shumë nga skena që po ndodhte.

Sipas prindit, i gjithë episodi ishte një befasi e plotë. /Telegrafi/