Babai i Almir Dacit, ish-imamit të xhamisë së Leshnicës, Pogradec, të akuzuar si një nga terroristët e ISIS-it në Siri, dëshmoi dje te Krimet e Rënda bisedën e fundit me djalin e tij para se të vritej në frontin e luftës.
Xhihadisti Daci rezulton të jetë vrarë disa javë më parë në frontin e luftës në Siri, por procesi penal ndaj tij vijon për shkak se Gjykata për Krimet e Rënda nuk ka një konfirmim zyrtar për vdekjen e tij.
Ai u bë i njohur dhe për disa video të publikuara në You-Tube, ku kërcënonte Shqipërinë për terror dhe sulme me eksploziv.
Në sallën e gjyqit, dëshmitari 77-vjeçar Xhevahir Daci tha se prej tri vitesh nuk ishte parë me djalin e tij.
Sipas tij, pas shkarkimit nga detyra si imam i xhamisë së Leshnicës, Almir Daci kishte ikur për të punuar në Arabi.
Për vrasjen e të birit në Siri, dëshmitari tha se e kishin mësuar nga një telefonatë e nuses së djalit, e cila ndodhet po në Siri bashkë me dy fëmijët e mitur të çiftit.
Në seancën e djeshme dëshmoi edhe Bujar Hysa, në cilësinë e të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur. Hysa, i dënuar disa javë më parë me 18 vjet burg për “terrorizëm”, rrëfeu njohjen e tij me Almir Dacin.
XHEVAHIR DACI
“Almiri ka tre vjet i larguar. Unë kam qenë në Greqi me djalin tjetër kur ai ka ikur nga Shqipëria. Almiri më telefonoi dhe më tha ‘babi mos më kërkoni, se unë jam në Arabi’. Kjo ishte telefonata e fundit me të. Ai iku vetë i pari. Pas një muaji ka ardhur vëllai i bashkëshortes së tij, që ka marrë edhe të shoqen e Almirit. Vdekjen e djalit e kemi mësuar nga nusja e tij. Para një muaji, e shoqja e Almirit ka marrë në telefon gruan time dhe i ka thënë që Almiri është vrarë. Ata janë fetarë, edhe Almiri, edhe gruaja e tij, dhe nuk i thonë të gjitha fjalët. Nusja i ka thënë gruas sime që pas katër muajsh do të tregojë më gjatë. Tani për tani i ka thënë vetëm që ka vdekur”, tha 77-vjeçari.
Sipas tij, para se të largohej Almiri ishte imam në xhaminë e Leshnicës në Pogradec.
“Atë e nxorën nga xhamia pasi ai nuk fali Bajramin në datën që thoshin të tjerët, por të nesërmen. Ata i prenë rrogën dhe e lanë pa punë dhe pa bukë për fëmijët. Madje, çelësat e xhamisë kanë ardhur dhe i kanë marrë aty në shtëpi. Kur më mori në telefon, më tha që ishte në Arabi për punë”, tha dëshmitari.
Ai tregoi edhe faktin se krushku i tij, vjehrri i Almirit, i kishte shkuar në shtëpi për kafe ngushëllimi.
BUJAR HYSA
“E njoh Almir Dacin. Ai është vrarë në Siri, është shumë e sigurt. E kam dëgjuar në TV, por edhe më kanë thënë miqtë me të cilët kam komunikuar përmes telefonit. Gjyq për të vdekurit në këtë vend veç në kohën e Enverit ka ndodhur. Almirin e kam njohur në një biznes që unë kam pasur në Rrugën e Kavajës. Ai ishte besimtar. Nuk e di sesi ka ikur në Siri. Kam komunikuar me të në ‘Facebook’. Në bisedat që kam bërë me Almirin kemi folur për situatën në Siri, për vrasjet e njerëzve të pafajshëm që bëjnë ushtarët e Basharit, për përdhunimet e motrave myslimane që bëjnë ushtarët e Basharit. Ja, për këto kemi folur. Almiri shkoi në Siri për të ndihmuar vëllezërit myslimanë, për të luftuar kundër Basharit”, tha Bujar Hysa. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje