LAJMI I FUNDIT:

Azizi: Po analizojë gjendjen për të vepruar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Azizi: Po analizojë gjendjen për të vepruar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Kryesuesi i bordit drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (SHSKUK), Naim Bardiqi, tha se do të përqendrohen në racionalizim të shërbimeve shëndetësore në të gjitha spitalet e përgjithshme, mbështetur në nevojën për ofrim të shërbimeve, në zonën e përgjegjësinë e spitalit ku jetojnë qytetarët.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Spitalin e Pejës, ku theksoi se vëmendje do t’i kushtohet edhe reduktimit të listave të pritjes, analizës së shfrytëzueshmerisë së kapaciteteve, burime njerëzore dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së avancuar.

“Ne po punojmë për rritje të cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë gjatë ofrimit të tyre, duke pasur pacientin në qendër, mbështetur në parimin e kosto-efikasitit”, u shpreh kryesuesi Bardiqi, thuhet në njoftimin e SHSKUK.


Në anën tjetër, Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, tha se është duke analizuar raportet e punës dhe gjendjen në secilin institucion përbërës të ShSKUK-së, për të vepruar në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Fazli Shala, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, prezantoi raportin 3 mujor të punës, duke paraqitur punën dhe shfrytëzimin e kapaciteteve në secilin repart të spitalit.

Ai paraqiti kërkesat dhe nevojat që ka spitali për investime, në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore.

Nysret Pepaj, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpive me Integrim, raportoi për shërbimet që ofrojnë ky institucion dhe planin për zhvillim e avancim të shërbimeve.

Anëtarët e bordit drejtues dhe drejtori i ShSKUK, vizituan disa nga repartet e Spitalit dhe panë nga afër punën që po bëhet në to.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori