LAJMI I FUNDIT:

Aziri: Rivali jonë politik është në panik, do të pësoj dështim

Aziri: Rivali jonë politik është në panik, do të pësoj dështim

Rivali ynë politikë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor është në panik. Kështu deklaroi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “360 gradë”, sipas të cilit partia që është në pushtet do të pësoj dështim.

Aziri u shpreh i bindur se koalicioni ASH-AAA, do të fitoj numrin më të madh të komunave në rajonin e Pollogut dhe se kjo sipas tij do të jetë edhe një dëshmi plus se qytetarët janë për ndryshim.

“Shprehja e ndjenjës së triumfalizmit ende pa përfundua gara është tregues i mirë i panikës e cila mbizotëron tek konkurrenti i jonë i drejtpërdrejt. Pse po e them këtë? Për shkak se koalicioni ynë është në 7 komuna në raund të dytë, tri prej të cilave prijnë. Opinioni është i njoftuar që qytetet më të mëdha Aleanca për Shqiptarët është e para në raundin e dytë dhe besoj se për shkak të eliminimit të fragmentalizimit të madh të votave që kanë ndodhë në këto komuna, në raundin e dytë ASH-ja në të gjitha këto komuna do të fitoj, dhe do të jemi në një situatë ku realisht ndarja kryesore planore për shqiptarët, rajoni Pollogut”.


“Gjegjësisht partia që është në qeveri do të pësoj një fiasko dhe kjo do të jetë një dëshmi shumë e mirë e verdiktit të popullit dhe gatishmërisë së popullit për ndryshim. Këtu kemi Gostivarin, Strugën, Dibrën, Vrapçishtin, kemi Tetovën, Zhelinën, Tearcën gjithsesi e kemi edhe Çairin. Konsideroj se raundi i dytë do të dëshmoj realisht se kush është fitues i këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Aziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori