LAJMI I FUNDIT:

Aziri për hyrjen e ASH-së në Qeveri: Vepruam në përputhje me premtimet që ua dhamë qytetarëve

Aziri për hyrjen e ASH-së në Qeveri: Vepruam në përputhje me premtimet që ua dhamë qytetarëve

Deputeti i ASH-së Elmi Aziri, në seancën e sotme të Kuvendit në të cilën po debatohet për ministrat e rinj të Qeverisë, tha se vendimi i kësaj partie për t’u bërë pjesë e Qeverisë, është në përputhje me premtimet që ua dhanë qytetarëve para zgjedhjeve të fundit.

Ai deklaroi se ASH çdo herë ka dëshmuar se është garanci në rrugën evropiane të vendit.

“Unë e shoh se ju nuk e kuptoni se çfarë do të thotë ardhmëria evropiane dhe cili është roli i Aleancës për Shqiptarët në këtë rrugëtim. ASH-ja edhe në vitin 2016, 2017, 2018, dëshmoi se është garanci në gjithë këtë proces që shteti ynë ka për obligim ta ndjekë. Pavarësisht se a jemi opozitë apo shumicë, ne vepruam në bazë të interesit shtetëror dhe në përputhje me premtimet që i dhamë para qytetarëve edhe në vitin 2020, edhe para saj”, tha Aziri.


Ai tha se të gjithë mund të flasin për krim, por jo deputetët e OBRM-PDUKM-së, duke iu reaguar të njëjtëve për kritikat e vazhdueshme për vilën e liderit të ASH-së, Arben Taravari.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori