LAJMI I FUNDIT:

Azilkërkuesja shqiptare përdhunohet nga kujdestari i hajmit në Gjermani

Azilkërkuesja shqiptare përdhunohet nga kujdestari i hajmit në Gjermani

Një person, i punësuar si kujdestar në një qendër për strehimin e azilkërkuesve në Essen, Gjermani ka përdhunuar azilkërkuesen nga Shqipëria, të strehuar aty, shkruan bild.de. Gjykata e Landit ia ka shqiptuar atij një dënim prej katër vjetësh burg.

Anëtarët e trupit gjykues kanë qenë të sigurt në një pikë: i gjykuari në fjalë, një njeri me familje dhe me fëmijë e ka shfrytëzuar gjendjen e dehur të shqiptares 24 vjeçare për ta përdhunuar atë me gjakftohtësi, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja kisht ndodhur më 23 gusht 2015.


Fillimisht ata të dy qenë marrë vesh që të shkonin së bashku në “Blind-Date-Festival” në Gelsenkirchen.

Qysh në automobil gjatë rrugës, Selina (emri i shifruar i shqiptares) bashkë me një kujdestare tjetër të “heim”-it (hajm) kishte filluar të pinte vodka. Ajo dukej se merrej vesh mirë me kujdestaren, me të cilën në fakt, më vonë dhe është martuar (martesë brenda gjinisë së njëjtë).

Mirëpo vazhdimi i asaj nate ishte i tmerrshëm për shqiptaren. Në vend se ta kthente në shtëpinë e azilit, ashtu siç ishin marrë vesh, ai e dërgoi atë në banesën e tij.

Selinës nuk i kujtohen të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur atë natë.

Por, përfundimi i trupit gjykues është i prerë: “I akuzuari ka shfrytëzuar paaftësinë e gruas për të rezistuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të”.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori