Azet sonte sjell këngën e re "Nicht Da"

Reperi i popullarizuar shqiptar, Azet, duket se ka finalizuar një projekt të ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.
Artisti, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ndarë një pjesë të këngës së re dhe ka zbuluar se publikohet sonte (e mërkurë).

“E mërkurë, 23:59 ‘Du Nicht’”, ka shkruar ai.
Klipi duket të jetë më veror dhe shumë i veçantë, gjersa shihet Azet në një vend luksoz e me pamje të mrekullueshme.
Reagimet e ndjekësve në hapësirën për komente ishin të shumta, kurse deri më tani janë mbledhur mbi dy mijë.
E fundit nga reperi mbetet “Fluch” që ka mbledhur mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/03/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































