Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i ka kërkuar Prokurorisë që të ndalojë çfarëdo intervenimi në njehsorë elektrikë, pasi mund të fshihen provat.

Azemi në një postim në Facebook shkruan se ndërrimi i njehsorëve nga shtëpitë dhe banesat, pikërisht në rastet kur ekzistojnë dyshime serioze se kanë matur kohën gabimisht, ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave.


Lexoni të plotë postimin:

Mos i prekni njehsorët, mos i fshihni provat!

Prokuroria duhet të ndalojë menjëherë çdo intervenim të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në njehsorët elektrikë derisa të përfundojë hetimi dhe të mblidhen të gjitha provat.

Ndërrimi i njehsorëve nga shtëpitë dhe banesat, pikërisht në rastet kur ekzistojnë dyshime serioze se kanë matur kohën gabimisht, ngre dyshime të mëdha për fshehje të provave.

Fshehja, largimi apo manipulimi i provave përbën vepër penale.

I bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që të ndalin menjëherë KEDS-in dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga çdo veprim që mund të dëmtojë hetimin dhe të pamundësojë zbardhjen e plotë të këtij skandali. /Telegrafi/