LAJMI I FUNDIT:

Azem Vllasi dëgjohet si dëshmitar në rigjykimin e rastit “Syri i Popullit”, polemika mes anëtarit të trupit gjykues dhe njërit avokat

Azem Vllasi dëgjohet si dëshmitar në rigjykimin e rastit “Syri i Popullit”, polemika mes anëtarit të trupit gjykues dhe njërit avokat

Në rigjykimin e rastit të njohur si “Syri i Popullit”, ku Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica po akuzohen për ndihmë në tentim vrasjen e Azem Vllasit, ky i fundit është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit, në seancën e së hënës.

Pasi Gjykata e Apelit e Kosovës e ktheu në pikën zero rastin “Syri i Popullit”, me kërkesën që Prokuroria Speciale ta rregullojë aktin akuzues, kjo e fundit ka ardhur me një aktakuzë të re, të përmirësuar.

Sipas aktakuzës së re, të akuzuar janë vetëm Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha, ku për këtë të fundit tashmë ka përfunduar gjykimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Llumnica akuzohet për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me tani të ndjerin Murat Jashari. Ndërsa, Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.

Fillimisht, dëshmitari Azem Vllasi deklaroi se qëndronte në tërësi pranë deklarimit të tij të bërë në gjykimin paraprak, më 16 korrik 2018, si dhe pranë deklaratave të dhënë në hetuesi, para ngritjes së aktakuzës.

Dëshmitari Vllasi tha se bazuar në shkresat e lëndës kishte kuptuar se i akuzuari Llumnica kish rol në përgatitjen dhe në aktin e sulmit ndaj tij, sulm ky i kryer nga tashmë i ndjeri Murat Jashari.

“Po di, në bazë të shkresave të kësaj lënde dhe në bazë të asaj çka ka gjet hetuesia lidhur me rolin e Avni Llumnicës në përgatitjen dhe në aktin e sulmit ndaj meje nga ana e shokut të tij të ngushtë, të cilin në ton atë punë e ka shoqëruar prej vozitjes nga Zvicra deri në tentimin për të ikur kur ai e ka kryer veprën, Murat Jashari e ka kry sulmin ndaj meje, dhe i ka thanë me telefon e piva kafen, po iku. Këto i di në bazë të shkresave të lëndës”, tha dëshmitari Azem Vllasi.

Sipas dëshmitarit Vllasi, moment vendimtar në këtë rast ka qenë edhe takimi në motel “Fontana”, ndërmjet Murat Jasharit e të akuzuarve Llumnica dhe Ramabaja, dy ditë para sulmit ndaj tij.Vllasi ka thënë se marrë parasysh faktin se tani i ndjeri Murat Jashari, sipas ekspertizës trajtohej si njeri i sëmurë, ishte i qartë përfundimi se ndaj tij kishte ndihmë dhe nxitje konkrete për të kryer këtë akt.

“Pasi që me ekspertiza dhe me aktakuzë u trajtu Murat Jasharu si njeri i smutë, që drejtpërdrejti e ka kry sulmin ndaj meje, konkludimi sipas meje del i qartë se ai njeri i smutë, pa nxitje konkrete, pa ndihmesë konkrete qysh me ardh deri te unë, që është momenti dhe ju lutem nga shkresat e lëndës ta merrni dëshminë e të ndjerit Ramiz Mavriqi”, shtoi Vllasi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori