Azem Çerkini, nga Ferizaji, ka arritur të ruajë rreth 30 mijë ekzemplarë të gazetave ditore në Kosovë, që nga koha e paraluftës.
Të gjithëve u pëlqen të lexojnë, mirëpo rrallë prej tyre edhe t’i koleksionojnë.
Mirëpo, është dikush që ka mbledhur gazeta për shumë vite. Ka arritur t’i ketë rreth 30,000 ekzemplarë në koleksionin e tij.
Është ky Azem Çerkini, nga Ferizaji, i cili edhe pse është me nevoja të veçanta, përveç punës së tij, ka pasur vullnet dhe shumë dashuri ti ruaj ato, përcjell Telegrafi.
Ka filluar ti ruan ato, që të informohet rreth ngjarjeve politike ne vitet e 90.
“Dëshirë e imja ka qenë qysh herët me fillua me i tubua. Në moshën 12 vjeçare, në vitin 1971 kam filluar t’i lexoj gazetat. Ndërsa nga vitet e 90-ta kur filloi represioni serb kam filluar t’i tuboj gazetat… Nëse heqim pjesën e ekzemplarëve që më janë dëmtuar nga lufta unë kam të tubuara rreth 30 mijë gazeta”, tregon për RTV Dukagjinin, Azem Çerkini.
Gazetat i ka të renditura në dhomën e tij të punës, nga vitet më të hershme e deri në vitin 2013 kur edhe ndalon së koleksionuari ato.
Azem Çerkini na tregon llojet e gazetave që ka dhe se ka bërë çmos që ti ketë që gjitha numrat e tyre.
“Ekzemplarët e gazetës “Bujku” i kam deri në periudhën e luftës. Nëse më ka munguar ndonjë numër e kam siguruar në Shkup vetëm të mos mungojë asnjë numër. Numrat e “Kohës Ditore” i kam deri në vitin 2013. Ndërsa kam edhe numrat e “Epokës së Re” si një gazetë opozitare e kohës”, tregon më tej Azem Çerkini.
Përveç gazetave, ai ruan edhe shumë libra, kaseta të vjetra si dhe i pëlqen shumë të merret me enigmat. Madje ka marrë pjesë në formulimin e fjalëkryqit më të madh në botë shqip./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi