LAJMI I FUNDIT:

Ayrault: Boris Johnson është një gënjeshtar me “shpinë për muri”

Ayrault: Boris Johnson është një gënjeshtar me “shpinë për muri”

Ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault, ka thënë që homologu i tij i sapo-emëruar britanik Boris Johnson, është një gënjeshtar me “shpinë për muri”.

Jean-Marc Ayrault tha se Johnson i ka gënjyer njerëzit e Britanisë gjatë kampanjës së referendumit të BE-së dhe tani duhet të jetë nën presion që ta “mbroj vendin e tij”.

Ai tha që Franca kishte nevojë për një negociator i cili do të ishte i besueshëm.


Ish-kryebashkiaku i Londrës udhëhoqi fushatën për të nxjerrë Britaninë nga BE, shkruan The Indepedent.

Ai priste të qëndrojë për udhëheqjen e partisë Konservatore në prag të rezultatit të referendumit, por nuk e vuri veten përpara pasi kolegët kryesor tërhoqën mbështetjen .

Emërimi i tij si sekretar i huaj ka befasuar shumë politikanë dhe komentues në gjithë botën, të cilët kujtojnë historinë e tij të komenteve jo diplomatike apo ofenduese, transmeton KosovaPress.

“Nuk jam aspak i shqetësuar për Boris Johnson , por ju e dini stilin e tij, metoda e tij gjatë fushatës , ai e gënjeu shumë popullin britanik. Ai e ka shpinën e tij për muri që ta mbroj vendin e vet, por gjithashtu edhe lidhja me Evropën duhet sqaruar”, ka thënë Ayrault.“Unë kam nevojë për një partner me të cilin mund të negocioj, që është i qartë dhe i besueshëm” shtoi ai.

Franca dhe shtetet e tjera të BE-së kanë kërkuar nga Britania për të filluar procesin e largimit nga BE menjëherë , për të minimizuar pasigurinë .