Avril Lavigne shkëlqeu me krenari teksa mori pjesë në zbulimin e yllit të saj në “Hollywood Walk of Fame”të mërkurën pasdite (31 gusht).
Rokerja 37-vjeçare duket se po e shfrytëzonte sa më shumë kohën e saj në këtë event, gjatë së cilës pozoi për disa foto mbi dhe rreth yllit të saj të ri.
Këngëtares së “Complicated” iu bashkuan edhe disa figura të tjera nga industria e muzikës, duke përfshirë bashkëpunëtorin e saj Machine Gun Kelly, Joel Madden dhe të fejuarin e saj Mod Sun.
Lavigne ishte e veshur me kostum ngjyrë jeshile dhe rozë teksa u shfaq në zbulimin e yllit, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e “Sk8er Boi” më vonë veshi një bluzë me një print grafik ku shkruhej: ‘Skateboarding nuk është një krim’.
Ajo solli gjithashtu një foto që i ishte bërë disa vite më parë, e cila e tregonte atë të shtrirë në një nga yjet në ‘Walk of Fame’.
Lavigne më pas doli me një palë atlete shumëngjyrëshe dhe bluzë sportive me kapele teksa pozoi me një skateboard të bërë me porosi.
Flokët e saj bionde dhe portokalli mbetën të liruara dhe i binin mbi supet dhe gjoksin.
Lavigne iu drejtua turmës që ishte mbledhur për ngjarjen dhe ajo theksoi: ‘Kjo është ndoshta një nga ditët më të mira të jetës sime.’
Këngëtarja foli edhe për përvojat e saj të kaluara në bulevardin e famshëm “Walk of Fame”.
“Më kujtohet se i kam parë këta emra legjendar dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja që i imi do të ishin këtu”, kujtoi ajo.
Krijuesja e hiteve diskutoi gjendjen e karrierës së saj dhe tha se “Më pëlqen të bëj muzikë më shumë se kurrë, ndihem shumë e frymëzuar”.
Lavigne u shpreh se donte të shërbente si frymëzim për artistët e tjerë të mundshëm.
“Shpresoj që 16-vjeçari i ardhshëm nga qyteti i tyre i vogël që vjen në Hollywood një ditë plot shpresa dhe ëndrra, ta shohë këtë yll dhe të mendojë me vete: “O Zot, edhe emri im mund të jetë atje një ditë”, u shpreh ajo.
Performuesi vazhdoi të ofrojë pak këshilla për çdo muzikant që kërkon të arrijë sukses.
“Ndiqni ëndrrat tuaja, jetoni pasionin tuaj, shprehuni, jini të vërtetë, punoni shumë, mbani kokën lart, besoni në veten tuaj”, tha artistja.
Këngëtarja e përfundoi fjalimin e saj duke thënë: “Çfarë 20 vitesh të mrekullueshme dhe mezi pres për 20-të e ardhshëm”.
Artisti Machine Gun Kelly iu drejtua gjithashtu turmës dhe këngëtares gjatë ngjarjes.
Reperi 32-vjeçar i kthyer në roker i tha Lavigne se ajo ishte “me mua gjatë gjithë kohës kur më thyhej zemra, muzika jote ishte në kokën time”.
Albumi i publikuar së fundmi i këngëtares, i titulluar “Love Sux”, i cili bëri debutimin e tij shkurtin e kaluar.
Para debutimit të albumit të saj më të ri, Lavigne nuk kishte nxjerrë një album që nga viti 2019.
Këngëtarja më parë filloi të punonte me këngët nga albumi i saj i ri në vitin 2020 dhe përfundoi punën e saj në studio shkurtin e kaluar.
Një njoftim zyrtar në lidhje me albumin e publikuar tashmë u bë janarin e kaluar, kur u zbulua titulli i tij.
Performuesi bashkëpunoi me interpretues si Blackbear, Omer Fedi dhe Marshmello gjatë procesit të regjistrimit.
Të dy Travis Barker dhe Mod Sun shërbyen si dy nga producentët e albumit.
“Love Sux” mori shumë vlerësime nga kritikët pas publikimit të saj, me shumë që lavdëruan kthimin e këngëtarit në pop-punk.
Albumi gjithashtu doli mirë në toplista dhe arriti kulmin duke u pozicionuar në vendin e nëntë në “Billboard 200”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë – banorët ia shpjegojnë që është shtet

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker