LAJMI I FUNDIT:

Avokatja: Një fotografi në Facebook e ktheu Enver Sekiraqen në burg

Avokatja: Një fotografi në Facebook e ktheu Enver Sekiraqen në burg

Enver Sekiraqa, vetëm një ditë pas ndërprerjes së masës së paraburgimit i akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, është kthyer mbrëmë në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Arsyeja e kthimit është se prokuroria ka vlerësuar se ai ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, e cila i ishte caktuar.

Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi ka dhënë detaje për shkeljet që ka bërë klienti i saj, Enver Sekiraqa, vetëm një orë pas lirimit, të cilat kanë shtyrë që ai të kthehet në paraburgim.


“Është kthyer në paraburgim sepse prokuroria pretendon se  ka shkelë urdhërin e gjykatës, ku i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, sepse ka qenë në vizitë një avokat i tij, që e përfaqëson në një rast tjetër edhe ai ka qenë me nipin. Janë fotografuar në shtëpinë e tij, një orë mas lirimit duke e postuar në Facebook dhe më këtë e ka shkelë masën e arrestit shtëpiak, për arsye se e ka pasur të ndalur të kontaktojë më persona tjerë përveç anëtarëve të familjes”, ka thënë Kelmendi për lajmi.net.

Ajo ka treguar se të martën më 24 tetor, do të mbahet një seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit.

Enver Sekiraqa është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Apelit me 30 vjet burg për vrasjen e policit Trium Riza në vitin 2007

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori