LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Shukri Bujës flet nga Haga: Gjykata Speciale nuk është një “Fake News”

Avokati i Shukri Bujës flet nga Haga: Gjykata Speciale nuk është një “Fake News”

Avokati i Shukri Bujës, Taulant Hodaj, ka thënë se Gjykata Speciale është shumë e mbyllur për informacione ndaj publikut dhe informatat për lista të atyre që mund të ftohen për intervistim janë spekulime.

Hodaj, në një lidhje direkte me Ermal Pandurin nga Haga për RTV Dukagjinin, ka thënë se Shukri Buja është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale për rreth tri  orë.

Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë dhe sjellja e Gjykatës ka qenë shumë korrekte, për çka, sipas tij, Kosova duhet të merr shembull.


Avokati mbrojtës i Bujës, i cili edhe në të kaluarën ka marrë pjesë në procese gjyqësore, ka thënë se emrat e gjyqtarëve të Speciales janë publikë dhe mund të shikohen nga të gjithë.

Ai ka thënë se aty ka gjyqtarë shumë të përgatitur që vijnë nga institucionet më të njohura si Harward apo universitetet tjera “top”.

“Ka njerëz të jashtëzakonshëm që janë tepër profesionistë. Spacialja nuk është absolutisht ‘Fake News’. Në bazë të analizave të mia dhe profileve ku kanë punuar më herët këta njerëz janë të nivelit të lartë”.

I pyetur për emrat tjerë të mundshëm që mund të jenë target i Gjykatës Speciale, Hodaj ka thënë se deri më tani kanë dalë lista spekulative me emra por sipas tij spekulime që mund të kenë një bazë mund të jenë emrat e përmendur në raportin e Dick Marty.

Avokati ka thënë se kanë vendosur të mos tregojnë asgjë në lidhje me intervistën e Shukri Bujës pasi kjo do të jetë një strategji e mbrojtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori