LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Sali Mustafës: Trupi gjykues mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër

Avokati i Sali Mustafës: Trupi gjykues mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, në seancën e Apelit tha se gjykimi dhe dënimi ndaj klientit të tij është i gabuar, disporopocional dhe i ashpër.

Sipas tij, trupi gjykues nuk ka përdorur standardin e vlerësimit të dëshmive të dëshmitarëve duke qenë selektiv, si dhe janë marrë parasysh vetëm dëshmitë që ishin kundër “Calit”.

“Kjo mungesë e balancës është aq e dukshme, kur bëhet krahasimi mes dëshmitarëve që i kanë aprovuar apo i kanë refuzuar akuzat”, tha ai.


Avokati shtoi se gjykata mori parasysh secilën dëshmi ku përshtateshin me akuzat e Prokurorisë, ndërsa i refuzoi si të pabaza dëshmitë e dëshmitarëve që thanë se nuk e kanë parë asnjëherë Sali Mustafën të ketë keqtrajtuar dikë, raporton Betimi për Drejtësi.

Von Bone theksoi se trupi gjykues nuk mori parasysh deklaratat e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, vetëm se ata mohuan ekzistencën e një vendbanimi ku Mustafa kishte keqtrajtuar njerëz.

Ndër të tjera, ai përmendi dëshminë e dëshmitarit të propozuar na ZPS-ja, Sejdi Veseli, të cilën dëshmi trupi gjykues e kishte konsideruar si mbrojtje të vlerave të UÇK-së. Për këtë, avokati i Mustafës u shpreh se nuk ka kuptim dhe se Veseli vetëm i është përgjigjur pyetjeve.

Gjithashtu, ai tha se kishte dëshmitarë që përshkruan një vendndodhje tjetër ku pretendohet se u mbajtën apo u torturuan viktimat. Sipas tij, që nga ngritja e aktakuzës, konfirmimit të saj dhe gjykimit nga ZPS-ja, është përmendur vetëm një vendndodhje.

“Kur një gjykatë nuk i vlerëson provat në mënyrë të barabartë, kjo shkon në dëm të të akuzuarit dhe nuk mund të ketë një aktgjykim të plotfuqishëm, qasja jo e barabartë dhe e njëanshme nuk mund të quhet e vlefshme”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori