LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit pas ankesës së FSSHK-së për shtesën 300 euro: Të hetohen shkeljet eventuale

Avokati i Popullit pas ankesës së FSSHK-së për shtesën 300 euro: Të hetohen shkeljet eventuale

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka akuzuar sërish Qeverinë e Kosovës për diskriminim e stafit mbështetës shëndetësorë në lidhje me shtesën 300 euro në paga.

Në një njoftim për media, FSSHK ka bërë të ditur se ka marrë njoftimin nga Instituti i Avokatit të Popullit, se në bazë të nenit 21.1 të Ligjit për Avokatin e Popullit është shqyrtuar ankesa e saj lidhur me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit ka vendosur të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

Lexoni të plotë njoftimin:


“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar me kohë ndaj Vendimit  të Qeverisë se Republikës së Kosovës të datës 29.07.2020 në lidhje me aprovimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej treqind(300 €) për punëtorët shëndetësor në sektorin publik me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.

FSSHK ka rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zinxhirore andaj merreni me seriozitet kërkesën që mos të shkëputet ndonjë hallkë e këtij zinxhiri në shëndetësi duke e plotësuar Vendimin edhe me pjesën tjetër të stafit në pajtueshmëri të plotë me vartësit e institucioneve shëndetësore.

Pas reagimeve të FSSHK-së të adresuar të gjitha Institucioneve relevante që te kanë parasysh kërkesën tonë, kemi marrë njoftimin nga Instituti i Avokatit të Popullit se në bazë të neni 21.1. të Ligjit për Avokatin e Popullit është shqyrtuar ankesën lidhur me pohimin për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet  publike dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit ka vendosur si të pranuar ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.

Andaj Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës nuk do ti ndal veprimet deri në arritjen e vendimit meritor për të gjithë profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin e shëndetësisë.

Fsshk për mes Institucioneve relevante lokale dhe qendrore të plotësojë kërkesat për shtesat mbi pagë në vlerë prej treqind (300) euro, në të kundërt siç po e shihni do te kenë veprime juridike dhe ne nuk do te hezitojmë.

FSSHK-ë përkrah te gjitha veprimet sindikale me qëllim të plotësimit të kërkesave për mirëqenien e punëtorëve shëndetësor profesional dhe stafin mbështetës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori