Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se Ligji për zyrtarë publikë, i pezulluar ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, ka shkaktuar pasoja për gjithë sistemin, teksa ka theksuar se për Ligjin për paga ende nuk kanë vendosur për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse kanë pranuar mbi 20 ankesa për këtë ligj nga institucione të ndryshme.
Jashari ka thënë se pezullimi i Ligjit për zyrtarë publik për tre muajt e ardhshëm është mirëpritur nga Jashari, sipas të cilit ka cenuar dispozitat kushtetuese, sidomos institucionet e pavarura, gjë që ka shkaktuar pasoja.
“E kemi dërguar si rast në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka aprovuar masën tonë të përkohshëm për pezullimin e zbatimit të këtij ligji derisa të nxjerr vendimin e përfundimtar nëse është në pajtueshmëri apo jo. Sigurisht që nuk është për neve tanimë me gjykua ose me paragjykua se çfarë do të jetë vlerësimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo megjithatë duket që masa e përkohshme ka pasur efektin e dëshiruar nga ana jonë, sepse kemi konsideruar që ka shkaktuar pasoja për gjithë sistemin, edhe që gjykata ka parë të arsyeshme që ta miratoj këtë masë të përkohshme. Presim tash vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Jashari, për Kosovapress.
Vetëm pasi të bëhet i plotfuqishëm nga 1 dhjetori, Ligji për pagat mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, por Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka vendosur se a do ta dërgojë në kushtetuese, edhe pse ka pranuar 20 ankesa për këtë ligj.
Jashari thotë se ende janë duke punuar për shqyrtimin e tij.
“Lidhur me ligjin për pagat, është në procesin e shqyrtimit, kemi pranuar më tepër se 20 ankimime nga institucione, organizatat dhe sindikata të ndryshme lidhur me këtë ligj. Është në proces të shqyrtimit, posa të kemi përfunduar procesin e shqyrtimit sigurisht që do të dalim me qëndrimin tonë përfundimtar nëse do të dërgojmë këtë rast në Gjykatën Kushtetuese”, pohon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe