LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Gjatë pandemisë u shkelën të drejtat e pacientëve me HIV dhe Tuberkuloz

Avokati i Popullit: Gjatë pandemisë u shkelën të drejtat e pacientëve me HIV dhe Tuberkuloz

Institucioni i Avokatit të Popullit, publikoi Raportin në lidhje me qasjen në shërbime të kujdesit shëndetësor të personave të prekur me HIV dhe me Tuberkuloz, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Kosovë

Ky raport është iniciuar sipas detyrës zyrtare nga Avokati i Popullit, me përkrahjen e Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF), duke pasur parasysh rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve të shtetit përkitazi me respektimin e të drejtave të garantuara, në mënyrë të veçantë në rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe me fokus në personat a në grupet më lehtë të cenueshme.

Qëllimi kryesor i këtij raporti, ishte vlerësimi  i ofrimit të  shërbimeve të kujdesit shëndetësor, me qasje të bazuar në të drejtat e njeriut dhe pa diskriminim, për personat me HIV/AIDS dhe TB në Kosovë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.


Raporti konstaton shkelje sa i përket përmbushjes se detyrimeve kushtetuese dhe ligjore kundrejt personave të infektuar me HIV dhe TB.

Sa i përket personave të prekur me HIV, raporti ngre shqetësime lidhur me mosfunksionimin e Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar në Klinikën Infektive që prej muajit mars 2020, moskryerjen e analizave dhe komunikimin e rezultateve në formë të shkruar.

Ndërsa tek çështjet që ndërlidhën me personat e prekur nga tuberkulozi, raporti vë në dukje mungesën e nyjeve sanitare të veçanta në klinika/spitale pulmologjike, mungesën e pulmologëve të mjaftueshëm në Klinikën Pulmologjike dhe disa spitale të përgjithshme, mosgjurmimin e rasteve në terren e poashtu mungesën e përdorimit të teknologjive digjitale të shëndetit për të mbështetur trajtimin e pacientëve,  në përputhje me rekomandimet e OBSh-së.

Raporti thotë se mbrojtja e të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për një përgjigje efektive në parandalimin dhe trajtimin e HIV-it dhe tuberkulozit në Kosovë.

Lexoni raportin e plotë këtu https://bit.ly/3pnsy6Z

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori