LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Është në rënie numri i ankesave të qytetarëve për punën e prokurorive publike

Avokati i Popullit: Është në rënie numri i ankesave të qytetarëve për punën e prokurorive publike

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimin e respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 ka sjellë një analizë të situatës në fushën e drejtësisë, veçanërisht në lidhje me performancën e prokurorive. Ku theksohet se numri i ankesave të dorëzuara në prokurori në krahasim me vitin 2022 ka pësuar një zvogëlim prej 24 rasteve, duke arritur në totalin e 63 ankesave për vitin 2023. Ndërkohë, është vlerësuar se ky zvogëlim është për më shumë se 38% në krahasim me vitin e mëparshëm, një tregues që interpretuar si rezultat i përpjekjeve të Prokurorisë Publike për të rritur efikasitetin e procedurave dhe për të ngjallur më shumë besim te qytetarët në punën e prokurorive.

Për sa i përket përmbajtjes së ankesave, është evidentuar se shumica e tyre janë adresuar prokurorive themelore publike (51 ankesa), ndjekur nga një numër më i vogël që janë drejtuar në Prokurorinë Themelore Publike për Krime të Organizuar dhe Korrupsion (4 ankesa), dhe në Prokurorinë Publike të RMV(3 ankesa). Ky fakt theksohet si indikacion i rëndësisë së prokurorive themelore publike në lidhje me kontaktin e drejtpërdrejtë të qytetarëve me institucionin e drejtësisë.

Megjithatë, përkundër zvogëlimit të numrit të ankesave, raporti thekson se disa prej tyre kanë përshkruar mosveprimin e prokurorisë pas kallëzimeve penale ose zvarritjen e procedurave, duke shprehur pakënaqësi për vendimet e marrura. Në këtë kontekst, Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime, duke përfshirë dorëzimin e vendimeve të prokurorisë së palëve dhe mundësinë për të ankuar në prokuroritë më të larta publike, veprime më të shpejta dhe respektimin e afatit prej 3 muajsh për të njoftuar prokurorin më të lartë publik dhe ankuesin. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori