Emisioni ‘Fiks Fare’ denoncoi veprimet e avokatit Albert Golemi, i cili i ka marrë një qytetari 20 mijë euro, me qëllim lirimin e një të arrestuari nga burgu.
Këto para i mori për gjyqtarët dhe prokurorët. Pasi nuk ia arriti qëllimit, pra lirimin nga burgu të të pandehurit, qytetari e denoncoi për mashtrim me pasoja të rënda, por ai u hetua çuditërisht në gjendje të lirë, pavarësisht se akuza që rëndonte mbi të parashikonte një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg. Urdhri i arrestit për avokatin doli vetëm pas vendimit të apelit, që e dënoi avokatin me 3 vite e 4 muaj burg. Por, në atë kohë, avokati u arratis.
Në Fiks Fare u ankua Ervis Beu, i cili tha se disa kohë më parë, një i afërm i tij u fut në burg dhe kontaktoi me avokatin Golemi, i cili i premtoi se do e nxirrte nga burgu. Madje, për këtë shërbim ai i kërkoi 20 mijë euro dhe nëse nuk e nxirrte nga burgu, do ia kthente eurot mbrapsht.
“Këto lekë i donte që t’ua jepte prokurorëve dhe gjyqtarëve. Na dha garanci se do lirohej. E pritëm gjykimin në shkallë të parë dhe apel. Por, Apeli ia rriti edhe me dy vjet” thotë ai, ndërsa shton se i ka kërkuar eurot avokatit, por deri më tani nuk ka marrë asnjë gjë mbrapsht.
“E kam takuar avokatin në një lokal në plazh dhe na pranoi me gojën e tij se lekët do ua jepte gjyqtarëve dhe prokurorëve. 15 mijë euro i donte për gjyqtarët dhe 2 mijë për prokurorin. Lekët na tha se i ka humbur në një zyrë. I kemi bërë kallëzim penal, por megjithëse është hetuar dhe gjykuar, nuk ka bërë asnjë ditë burg” thotë qytetari.
Ai shton se ai u arratis në momentin që është dënuar nga apeli me 3 vite e 4 muaj burg.
Gjatë hetimit dhe gjykimit, avokati Albert Golemi është hetuar dhe gjykuar vetëm nën masat e sigurimit të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit dhe ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatit.
“Fiks Fare” pyeti në prokurorinë e Durrësit dhe mësoi se masa e arrestit është lëshuar vetëm në muajin korrik 2018, megjithëse hetimet për mashtrim me pasoja të rënda nisën në janar 2017. Gjykata e Durrësit e dënoi avokatin me 3 vjet e 4 muaj burg nën akuzën e mashtrimit, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit.
Pas vendimit të apelit, avokati u arratis, ndërkohë që ishte në fuqi një vendim gjykate që pengonte daljen e tij jashtë kufijve të Shqipërisë. Në dëshminë para gjykatës, ai e pranoi akuzën se kishte marrë 20 mijë euro. Por, këtë shumë nuk e ka kthyer mbrapsht, pasi ato lekë tha se i kishin humbur. Madje gjatë gjykimit u paraqitur si provë kontrata e porosisë mes avokatit Golemi dhe qytetarit Ervis Beu. Në këtë kontratë, avokati merrte përsipër lirimin e të pandehurit kundrejt pagesës 20 mijë euro.
Madje, qytetari ka dorëzuar si provë në gjykatë regjistrimin e bisedës me avokatin, ku ky i fundit thotë se pagoi nga 5 mijë euro anëtarët e trupit gjykues dhe 2 mijë euro prokurorin e çështjes. Kjo provë është administruar nga gjykata, por asnjëherë nuk është analizuar përmbajtja e kësaj bisede. Madje, nuk janë pyetur asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorët e përmendur në këtë bisedë. Me gjithë këto prova, prokuroria thotë se ndaj tij nuk filloi hetimi pasuror, pasi nuk parashikohet nga ligji. Aktualisht, avokati është i lirë, me 20 mijë eurot e qytetarit dhe gëzon i qetë edhe pronat!
BISEDA MES QYTETARIT DHE AVOKATIT ALBERT GOLEMI
Qytetari: Ato 4 mijë që i ke thënë mbrëmë, i ke apo s’i ke?
Avokati: I kam.
Qytetari: I ke.
Avokati: I kam.
Qytetari: Ato do t’i japësh
Avokati: Tashti, për pjesën tjetër të thashë do të …
Qytetari: Për pjesën tjetër do të bisedojmë, por edhe 10 ditë janë shumë.
Avokati- Unë nuk e prish në kuptimin në terma kohorë, si 10 ditë si një ditë si 15 ditë. Dmth sepse gjithsesi kjo kohë, sa të bëhet rekursi, sa të vejë në dhomën e këshillimit, sa të vejë në Gjykatë të Lartë, të dalë nga dhoma e qëndrimit do të hajë minimalisht një 6 muajsh. Sikur gjërat të shkojnë shumë mirë. Edhe një herë dmth, nga Gjykata e Shkallës së Parë, do kalojë në Gjykatë të Lartë dosja. Këtu e kam, ty nuk është se të prish ndonjë punë, nuk diskutohet ty të duhet, problemet e tua, por në terma urgjence p.sh, sepse do vejë dosja në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë pastaj është dhomë këshillimi
Qytetari: Për lekët u bë gjithë ky?
Avokati: Për çështjen.
Qytetari: Po lëre çështjen… Këtu ku kemi arritur ka arritur shumë… Kjo është tamam… Ti po flet për punën e gjyqit, kurse unë mendoj për lekët. Nuk mendoj fare për gjyq. Ti duhet të jesh i larguar urgjentisht. Me atë që ke bërë ti, na ke fut brenda. Sepse personi nuk doli, … është këtu. Nuk e le as në vend atë ditë. Edhe këtu nuk është problemi jot, po përpara mbarohet punë njëherë, ato që janë dhënë ikën. Ti ndërkohë kap gjykatësit tani.
Qytetari 2: Kush në apel e ka për detyrë ta bëjë këtë?
Avokati: Erjola… ndërsa …. do t’u marri lekët.
Qytetari 2: Do ta bëj këtë edhe do ta dorëzoj vetë personalisht, do ma japësh dorën mua, do e dorëzoj vetë personalisht.
Qytetari: Nuk hyn në punë asnjë gjë mo tani.
Avokati: Jo, jo rekurs do bësh.
Qytetari: Çfarë duhet me bërë tani? Edhe se çfarë ka bërë ky, çfarë ka shkruar ky? Me anë ligjore, paska vu 20 mijë euro ky. I pari hyn vetë brenda ky, e sqaroi muhabetin mbrëmë të gjithin. Ku ishe mbrëmë, këtu ishe? A po sillje ti?
Avokati: Po bashkë ishim.
Qytetari: Tani muhabeti është në mënyrë ligjore, mos me shku gjërat. Tani zoti avokat, ne do na japësh ato 4 mijë, sepse nuk besoj, unë jo. Unë desha me të hy mbrëmë edhe në shpi, ai nuk më la mbrëmë.
Avokati:Po, jo, ça do bëj unë.
Qytetari: Në rast se ti nuk ke ça bën dot, ti mund ta hudhësh, këtu e ke shkruar diçka që mund të merren kompetencat, po jo, je brenda.
Avokati: Po kush e ka atë, që kam diskutuar ça kam diskutuar…
Qytetari: S’ka gjë, kjo letër dmth… se i thashë ma shpjego ça ka shkruar se s’po e kuptoja as unë. Po vetëm nga shuma ke shkel rregullat. 20 mijë euro nuk merret për një gjyq. Ti ke hyrë për një gjyq me e nxjerr, nuk ke hyrë, deri kur të mbarojnë…
Avokati: Jo,jo,jo n.q. se do dalim ke leku e ke të qartë o vlla e ke të saktë.
Qytetari: Kjo është mënyra mos me bë shumë probleme. Tha merr këto 4 mijë, 2 mijë jo, do t’i japi gabim vëlla. Atëherë merr këto 4 mijë, 60 thuaj për një dite për dy ditë. Dëgjo se i tha atij s’më ke marrë, jo tha s’i kam dhënë unë. Edhe sa desh nuk i morra edhe s’du t’i marr. Merri ato edhe të tjerat dhe po deshe, kam hyrë unë në këtë muhabet, po ti s’i merr lekët edhe në gjyq të shkosh.
Avokati: Nuk flitet për…
Qytetari: Jo, jo, le të flitet për këtë temë them ku janë. Jo civil, civil është për 2 mijë euro, për 2 milionë (lekë) nuk është për 20 mijë (euro). 20 milion është vjedhje.
Avokati- E…
Qytetari: Dhe në gjyq fjala e fundit e imja do të jetë, çfarë mund të bëjë qeveria me këtë gjyqin, lekët tona duhen brenda 24 orëve nuk do presim ne. Është njëlloj sikur ta marrësh familjen ta groposësh të gjithë. Se kur kemi fol bashkë dje kam gjet…. Dje ka ardh një miku im i kam thënë, kur do të bisedosh për lekët, do ta japësh nesër, kur erdhi puna me dorëzu lekët, do ta njohësh nesër, se vet ai do të thirri. I kemi të gjitha ku me shku. Ke unë i pari, do ta bësh vetë këtë punë. Nuk kam as.. jo s’kam të drejtë,
Avokati: Unë kam të drejtë.
Qytetari: Jo ti mo jo ti, më fal jo ti, këtë ja kërkoj mikut. Lekët i kërkove ti.
Avokati: Juve mund të bëni ça të doni.
Qytetari: Nëse ti thu që do i marr për 10 ditë, unë do t’i marr për 10 ditë.
Avokati: Ça të të them unë ty.
Qytetari: Jo më fal, unë t’i marr për 10 ditë. Për 10 ditë ndoshta, mund të zgjasin këto që po bëj, mund t’i bjeri edhe sot. Edhe ditën e gjyqit që folëm bashkë atë ditë… po unë nuk tërhiqem nga ato.
Avokati: Shikoje si ta kesh ti.
Qytetari: Ligji të vazhdojë vetë. Unë tani lekët nuk i kam, tani s’do të bezdis më. Thashë ato 4 mijë euro jepja këtij janë edhe 16 të tjera.
Avokati: Më thuaj mbasdite?
Qytetari 2: Si mbasdite, a e ke këtu shpinë?
Avokati: Po nuk i kam këtu o burr i dheut. Mbasdite në orën 17-17, 30 te zyra. Unë atij ja thashë që dje 17-17.30.
Qytetari: Mos kthesh…
Avokati: Po jo ore.
Qytetari: Ka nevojë me ardh unë atje? Jo, jo mos të kthesh për lekët, 4 mijë euro, janë edhe 16 të tjera.
Avokati- 16 të thashë do ma bësh, po jo se do ma bësh mua nder, do ma lesh të të mbaroj punë ty, jo mua mos më bëj asnjë nder, iku jeta ime kaq ishte. Ça të të them unë, nuk të them dot gjë, unë jam i zhytur. Perëndia e di që fajin s’e kam unë.
Qytetari: Në orën 5 kur të vijë ky, do të më japësh pak letrën e gjyqit, apo hetuesit që kanë qenë prokurorë.
Avokati: S’kam ça të të jap unë do marrë nga apeli ajo, kur shpallet vendimi, ku kam parashtrimet që kam bërë, diskutimet që bëmë atë ditë, një kopje e kam në zyrë, një kopje është në dosje, ça kemi folur ne e ke dhe me audio.
Qytetari: Gjykatësi është Merhban… dhe Jeton Spahiu, gjykatësi tjetër Simet Hoxha, Ismet. Izet Hoxha, këta janë nga 5 milionë dhe Petrit si e kishte ai…
Qytetari 2: Mhilli miku i vet që e kishte në Tiranë, dmth Petriti dhe i ka dhënë 2 mijë euro Alfredit. I ka dhënë 2 mijë euro prokurorit Alfredit për garanci.
Avokati: Jo, ky ka bërë me presion, atë le ta gjejë ai. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Arrestohet 46 vjeçari i cili ishte i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës në Tiranë

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës