Ndryshimet e bëra në Qeverinë e Shqipërisë nga Edi Rama kanë qenë mjaftë të dukshme.
Kështu pas Besa Shahinit që u emërua Ministre e Arsimit në Shqipëri, kosovari tjetër në Qeverinë “Rama 2”, është këshilltari i deri tashëm i tij, Gent Cakaj, i cili do të jetë Ministër i Jashtëm.
E për këtë të fundit, pati shumë reagime, të cilët kundërshtonin këshilltarin e Ramës, Gent Cakaj.
Por, avokati i njohur, Kreshnik Spahiu i ka shkruar një letë publike presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta që të firmos dekretimin e ministrit të jashtëm Gent Caka.
***
I nderuar Z. President, Me shqetësim të thellë kam ndjekur sulmet mediatike ndaj emërimit të Ministrit të ri të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj.
Arsyetimi i opozitarëve ndaj këtij emërimi ka një të përbashkët: “origjinën kosovare”. Ky arsyetim i turpshëm justifikohet me mungesën e CV dhe certifikatën e sigurisë!
Për arsyet e renditura më poshtë ju kërkoj si jurist, jashtë politikës, që Ministri i Jashtëm duhet të mos pengohet në marrjen e funksionit për këto arsye:
1- Mosha e tij nuk është e re aspak, madje ai ka të njëjtën moshë me liderin e opozitës, Lulzim Basha, kur këtij të fundit iu besua i njëjti dikaster, pra si shef i diplomacisë shqiptare.
2- Shqipëria ka pasur kryeministër 28 vjeçar Pandeli Majkon dhe disa ministra në atë moshë!
3- Shqipëria në 28 vite ka pasur si praktikë mbi 10 ministra me origjinë dhe shtatsi greke, bullgare apo maqedonase!
4- Shqipëria ka pasur në atë post edhe persona që nuk kanë qënë aspak me nacionalitet apo kombësi shqiptare, ose kanë patur bashkëshorten shtetase jo shqiptare!
5- Ministri i ri i Jashtëm është me dy prindër shqiptarë dhe me kombësi 100% shqiptare!
6- Ministri i ri Jashtëm nga Kosova është me arsim origjinal dhe jo të falsifikuar si gjysma e ish-ministrave që kemi njohur në 28 vite!
7- Aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 200.000 shtetas me origjinë nga Kosova dhe ata duhet të gëzojnë të drejta të barabarta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur njësoj si tropojanët, shkodranët, lushnjarët, korçarët, çamët etj.
8- Nuk ka asnjë shkak kushtetues që ju të mos e dekretoni dhe shkaqet e nxjerra nga opozita janë tërësisht jo ligjore Për të gjitha këto arsye çdo rrëzim i kandidaturës së z.Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm do të ishte një akt tërësisht anti-shqiptar dhe do të ngjallte frymën e racizmit apo diskriminimit krahinor.
Kosova është Shqipëria veriore zoti President, atje jetojnë shqiptarë etnik dhe autokton, flasin shqip dhe kanë tradita shqiptare si unë dhe ju, të trashëguara ndër shekuj.
Unë shpresoj që firma juaj do jetë një dekret patriotik shqiptar dhe jo njollë historike e vulosjes së racizmit dhe diskriminimit krahinor nga simboli i unitetit kombëtar. Me respekt, Kreshnik Spahiu Avokat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët