Avokati Arbër Jashari ka folur lidhur me financimin e personave që kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak.
Jashari ka thënë se pavarësisht çfarë dënime aplikohen ndaj këtyre personave, nëse nuk gjendet burimi i financimit është e vështirë të ndalet ose lokalizohet terrorizmi apo ekstremizmi i dhunshëm.
Ai ka thënë se në këto rrethana ekziston rreziku që njerëz të tjerë të indoktrinohen.
“Pa u gjetur burimet e financimit, pa u gjetur burimet se nga buron kjo ideologji dhe ky motivim i madh i këtyre njerëzve tonë për t’u marrë me këtë veprimtari, është tepër e vështirë që kjo të ndalet ose lokalizohet, pavarësisht çfarë dënimeve aplikojmë apo çfarë masash, kur ne nuk e kemi ndalë burimin e financimit, kur nuk e kemi ndalë burimin e ideologjisë, kur në start nuk i kemi evituar këto gjëra, atëherë gjithmonë është rreziku potencial që njerëzit të rinj të indoktrinohen dhe bëhen pjesë e këtij rrjeti”, ka thënë ai në emisionin “Kallxo Përnime”.
Por, sipas Jasharit duhet të merret parasysh edhe kompleksiteti i këtyre veprave penale.
Sipas tij, shumë gjëra nuk varen dhe nuk e kanë burimin nga institucionet brenda Kosovës, por nga jashtë.
Jashari tutje ka thënë se këto grupe nuk kanë kanale të rregullta të financimit dhe për këtë arsye është e vështirë për Prokurorinë të arrijë deri te gjurmimi.
“Këto grupe funksionojnë në fshehtësi dhe nuk kanë kanale të rregullta të financimit, thjesht paraja bartet prej dore në dorë, në mënyrë të sofistikuar, dhe këta nuk i tregojnë dhe nganjëherë nuk i dinë as kush janë padronët e tyre. Disa sende nuk i marrin vesh hiç dhe është vështirë për prokurorinë që të vijnë deri tek gjurmimi dhe hetimi i atyre kanaleve të financimit”, ka thënë Jashari.
Ai ka shtuar se disa prej veprimeve të këtyre personave janë individuale apo vijnë nga motive të ndryshme.
“Unë jam i bindur se disa nga veprimet janë thjesht individuale, ndoshta edhe nuk kanë dikë në prapavijë, ata thjesht mund të kenë qenë të motivuar prej situatës, teknologjisë informative, prej ligjëratave, demagogjisë, ideologjisë që shkepet haptas në rrjetet sociale dhe pastaj gjejnë mënyra me u organizu ose vetorganizu”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi