LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi: Incizimet që kanë dalë në opinion për Astritin janë të prera

Avokati Gashi: Incizimet që kanë dalë në opinion për Astritin janë të prera

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi në një konferencë për media në dy mujorin e vdekjes së Astrit Deharin në Qendrën e paraburgimit në Prizren tha se deklaratat e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha po krijojnë konfuzion, ndërsa lidhur me incizimet e dala në opinion tha se janë të prera.

Ai në një konferencë për media tha se në obduksionin për Astrit Deharin ka marrë pjesë vetën një përfaqësues i EULEX-it, e jo tre, madje edhe ai përfaqësues i EULEX-it ka qenë shumë pasiv.

Avokati i familjes Dehari po ashtu tha se kërkesa për marrjen e incizimeve nga burgu është bërë katër ditë pas vrasjes së Astritit, e jo siç ka deklaruar ministrja Hoxha se janë konfiskuar menjëherë pas rastit.


Gashi tha se videot janë lehtë të manipulueshme. Ai tha se shihet saktësisht prerja e incizimeve.

Sipas avokatit, qelia ku ka qenë Dehari nuk është mbyllur deri 16:50 e 35 sekonda, ndërsa rasti është lajmëruar se ka ndodhur në orën 15:00, ku kanë raportuar të burgosurit pas kthimit nga pauza

Gashi thotë se ministrja ka injoruar 24 mijë nënshkrimet e qytetarëve ku kanë kërkuar dorëheqjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori