Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se e ka bërë një gabim gjatë gjatë konferencës së sotme në Gjykatën Speciale mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, kur ka thënë se Nazim Bllaca ka vdekur.
Në fund të seancës, ai ka thënë se do të sqarohet për këtë deklaratë por në transmetimin e gjykatës është dëgjuar vetëm një pjesë e fjalisë së tij.
“Bëra një gabim, thash Nazim Bllaca ka vdekur…”, ka thënë avokati Emmerson, transmeton KP.
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, avokati i Veselit, Ben Emmerson kishte deklaruar se prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar me emrin, Nazim Bllaca, i cili sipas tij ka vdekur.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar në rastin që ka të bëjë me zotëri Veselin që është Nazim Bllaca që ka vdekur, ka informacione që ishte një aset serb, një mjet i shërbimeve të fshehta, mjet i paguar pra i shërbimeve të fshehta serbe”, ka thënë avokati Emmerson.
Ndryshe, gjatë gjithë konferencës së sotme mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka pasur probleme teknike.
Transmetimi në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara ka filluar me një orë vonesë, ndërsa i njëjti ka pasur shkëputje të fjalive vazhdimisht.
Seancat në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, transmetohen përmes një linku të veçantë të gjykatës 45 minuta më vonë, sesa fillimi i seancës në sallën e gjyqit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe