LAJMI I FUNDIT:

Avokati Damati, ofron mbrojtje pa pagesë për zyrtarët policorë të Kosovës në arrestimin e Gjuriqit

Avokati Damati, ofron mbrojtje pa pagesë për zyrtarët policorë të Kosovës në arrestimin e Gjuriqit

Inspektorati Policor i Kosovës, pas ankesës që e kishte bërë në këtë institucion zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Milan Radojeviq, kishte nisur hetimet ndaj zyrtarëve policor të Kosovë, të cilët kishin marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lidhur me këtë rast ka reaguar përmes rrjetit të tij social Facebook, avokati Musa Damati.

Avokati Damati, i ka bërë thirrje çdo zyrtari të Policisë së Kosovës, që ka marr pjesë në ndërhyrjen dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, dhe të cilit i iniciohet ndonjë procedurë ligjore kundër tij, mund të  përfitojë shërbime profesionale ligjore pa pagesë (pro bono), nga zyra e tij.


“Sot një vit nga aksioni i madh policor, i bëj thirrje çdo zyrtari të policisë së Kosovës, i cili në mënyrë aktive ka marrë pjesë në ndërhyrjen dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, se mund të përfitojë shërbime profesionale ligjore pa pagesë (pro bono) nga zyra ime e avokaturës, në rast se iniciohet ndonjë procedure ligjore kundër tyre, lidhur me shkeljet e supozuara të cilat po pretendohet se janë kryer nga ana e zyrtarëve policor me rastin e ndërhyrjes dhe arrestimit në këtë rast”, ka shkruar Damati në Facebook.

Ndryshe, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është arrestuar nga Policia e Kosovë më 26 mars të vitit 2018, pasi kishte shpërfillur vendimin e autoriteteve të vendit me të cilin i refuzohej kërkesa për ta vizituar Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori