LAJMI I FUNDIT:

Avokatët vizitojnë BIK-un, urojnë paqe e prosperitet

Avokatët vizitojnë BIK-un, urojnë paqe e prosperitet

Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës në orët e mëngjesit kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar festën e Kurban Bajramit, me urimin për paqe, solidaritet e prosperitet.

Në vend të myftiut Naim Tërnava, pritjen e mysafirëve po e bën  zëvendëskryetari, Reshat Mexhidi.

Grupit të avokatëve të cilët uruan Mexhidin dhe të gjithë besimtarët mysliman u ka prirë kryetari i OAK-ut, Osman Havolli.