Nga: Kastriot Dervishi
Më 4 shkurti 1924 në Kuvendin Kushtetues të Shqipërisë (kati i dytë i Akademisë së Shkencave sot), në fillim të mbledhjes deputeti Rauf Fico propozoi mbajtjen e zisë për nder të presidentit amerikan [Woodrow] Wilson, si një detyrim moral ndaj përkushtimit të tij ndaj çështjes shqiptare. Fill pas mbajtjes së kësaj zie, deputeti Jashar Erebara – sekretar i Kuvendit, i shtyrë nga Avni Rustemi – në pushim të seancës kërkoi mbajtjen e zisë edhe për Leninin meqë sipas tij ai paska qenë për një “Shqipëri të Madhe”. Kërkesa e Erebarës shkaktoi një ilaritet në sallë për faktin se Lenini ishte bolshevik dhe se të gjithë e dinin se ky propozim nuk ishte i tij.
Në këto kushte për të mbrojtur drejtpërdrejt këtë propozim, e mori fjalën vetë Avni Rustemi. Fjala e tij, nga historiografia komuniste është interpretuar sikur ai i imponoi Kuvendit Kushtetues mbajtjen e zisë për Leninin. Ndërsa, në një film artistik kushtuar Avni Rustemit, jepet në krahun tjetër të sallës Ahmet Zogu i inatosur. Në fakt kjo i bën nder Ahmet Zogut, por e vërteta është se sipas procesverbalit të mbledhjes, ai nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë, por është shprehur kundër këtij propozimi jashtë Kuvendit Kushtetues kur çdo gjë kishte mbaruar. Nga sa kuptohet në fjalët e deputetëve, zia në Kuvendin Kushtetues nuk është mbajtur për Leninin, por për Vani Cico Kosturin, familjes të të cilit i është dërguar edhe një telegram.
***
Mbledhja e 7-të e Kuvendit Kushtetues. E hënë 4 shkurt 1924
(Deputetët që mungonin: Ahmet Zogu, Aqif Elbasani, Fahri Rashid, Faik Konica, Ferid Vokopola, Hoxha Kadri, Izet Didra, Jan Papadhopullo, Kostaq Kotta, Kostaq Paftali, Kristaq Kosturi, Lon Llogori, Milto Tutulani, Nikollaq Zoi, Pandeli Evangjeli, Sami Vrioni, Shazivar Alltuni, Terenc Toçi)
RAUF FICO: Zoti kryetar! Pa hyrë në bisedimin e rendit të ditës, dua të bëj një propozim. Me hidhërim morëm vesh se ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, W. Wilsoni, vdiq. Duke marrë parasysh shërbimet e mëdha që i ka bërë Shqipërisë, propozoj të bëhen pesë minuta pushim si shenjë hidhërimi edhe t`i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.
(Pranohet. Bëhen 5 minuta pushim dhe pas 5 minutash mbledhja mblidhet prapë).
JASHAR EREBARA: Para se të hymë në bisedim, propozoj të bëhen pesë minuta pushim edhe për Leninin, se në qoftë se Willsoni do të flitëte për të mirën e Shqipërisë, ma tepër do të flitëte Lenini për një Shqipëri të madhe.
(Ilaritet në sallë)
AVNI RUSTEMI: Më vjen shumë keq zoti kryetar që kur përmendet emri i Leninit dëgjohen qeshje nga ana e disa përfaqësuesve të kombit. Nuk dua që Shqipëria të jetë bolshevike, sepse gjendja dhe pozita e saj nuk e do, por për principet e larta njerëzore duhet që me një respekt të zihet në gojë emri i tij. E dini fare mirë zotërinj, se qysh ai mbrojti principet e larta të njerëzisë e se qe i pari që denoncoi traktatin e fshehtë të 1915-ës që ishte për copëtimin e Shqipërisë. E dija se propozimi i bërë prej zotni Erebarës nuk do të pranohej, por neve megjithatë e kemi për detyrë të propozojmë që të bëhen pesë minuta pushim si shenjë hidhërimi për vdekjen e tij.
EQREM VLORA: Për nderin e kaq mijë shpirtrave që theri me duar të tija?
ALI KËLCYRA: Zoti kryetar! Në këtë rast që po nisim të bëjmë pesë minuta pushim për njerëz të huaj, më duket se do të ishte më e drejtë të bëjmë edhe pesë minuta pushim për ata që kanë derdhur gjakun për krijimin e Shqipërisë e që këtë tokë e kanë vaditur me gjakun e tyre. Mbasi sot po shkojmë nga jeta në armiqësi dhe e intrigave fqinjore, propozoj të bëhen pesë minuta pushim për Vani Cico Kosturin, të cilit i kanë dekë të vrarë i biri nga ana e grekëve dhe i nipi nga ushtria turke dhe t’i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së tij.
(Bëhen pesë minuta pushim dhe pas pesë minutash mbledhja mblidhet prapë).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
FERRI E PARAJSA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme