Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur optimist se koalicioni me Vetëvendosjen do të ndodhë së shpejti dhe se do të arrihet pa i kaluar afatet kushtetuese.
Avdyli tha se njëra nga çështjet që kanë mbetur pa u zgjidhur është edhe ajo e presidentit.
“LDK është e interesuar që ky mandat të jetë 4-vjeçar, dhe në kuadër të mandatit të qeverisë në ardhje 4-vjeçar që do të krijohet janë edhe pozita e presidentit. Nuk duam të futemi në qeveri, e cila do të zgjatë deri në pranverën e viti 2021 dhe atëherë ne si parti të shkojmë të ndarë para kësaj sfide. LDK për punën e presidentit po kërkon një zotim, i cili është vetëm zotim për një bashkëpunim të ardhshëm LDK-Vetëvendosje, nuk është që e kemi të sigurt apo e kemi mundësinë që vetëm kjo marrëveshje jonë ta zgjedhë presidentin. Duam që ky zotim të vendoset dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë me pikat e ardhshme siç është qeveria… Më shumë ka rëndësi zotimi jo vetëm me letër, edhe me gojë, por edhe me mirëbesim”, tha Avdyli.
Ish-deputeti i LDK-së ka insistuar që posti i presidentit të jetë çështje që duhet të diskutohet nëse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të ketë partneritet me LDK-në.
“Posti i presidentit nuk është post që vjen nga zarfi. Ky post duhet të jetë pjesë e diskutimit nëse ne duhet të kemi një partneritet, nëse duam që postin e presidentit ta kemi si shkas për ta prishur qeverinë apo për ta rrëzuar në pranverë e vitit 2021. Kjo është OK, por ne nuk jemi të interesuar që qeveria e ardhshme të mbarojë në vitin 2021, por jemi të interesuar që kjo qeveri të ketë sukses…Kushte tjera besoj që nuk kemi çdo gjë është e zgjidhshme dhe çështjet e vogla dhe çështjet që mund të jenë çështjet që mund të zgjidhet gjatë rrugës”, u shpreh ai.
Avdyli tha se LDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje pasi në këtë mënyrë bllokohet vendi.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit më 24 dhjetor, në orën 9:00.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati premtuar që marrëveshja të mbërrihej 72 orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat u certifikuan më 27 nëntor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025