LAJMI I FUNDIT:

Avdijaj tregon dashurinë që ka për vendlindjen (Foto)

Avdijaj tregon dashurinë që ka për vendlindjen (Foto)

Donis Avdijaj ka bërë debutimin e tij me Përfaqësuesen e Kosovës.

Pasi priti deri në ditën e fundit për të marrë lejen nga FIFA, Avdijaj u inkuadrua në lojë ndaj Islandës në pjesën e dytë.

Sulmuesi i talentuar kosovar është kthyer në klubin e tij, Schalke 04 por ai mendjen e ka ende te Kosova.


Avdijaj së fundmi ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku tregon dashurinë për vendlindjen e tij.

“Kënaqësia ime më e madhe në jetë që u bëra pjesë e Kombëtares së Kosovës, vendlindjes së prindërve të mijë ju faleminderit”.

“Kosovë të dua”, ka shkruar talenti i madh i Schalke 04. /Telegrafi/

Die mit Abstand beste Entscheidung in meinen Fußballleben . Knaqsija ime ne jet esht qe u bera pjes e kombetares te Kosoves te vendlindjes te Prindve te mi ju faliminderit ( Kosov te dua ❤️)

A post shared by Donis Avdijaj ? (@donisavdijaj10) on Mar 30, 2017 at 11:38am PDT