Me fillimin e vitit 2022, artistja me prejardhje shqiptare, Ava Max ka nis angazhimet me koncertet.

Një të tillë mbrëmë (9 janar) e mbajti në Indiana, teksa pas përfundimit të performancës postoi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 2.5 milionë ndjekës.


“Indiana e fitoi zemrën time sonte”, ka shkruar Ava Max në mbishkrim e fotografive.

avamax 271547832 2061150370724852 3908232093227605283 n Foto: Ava Max/Instagram

27-vjeçarja duket joshëse e veshur me shumë stil nga marka “Balenciaga” me ngjyra kuq dhe zi.

Ndërkohë, nuk munguan mijëra pëlqime dhe komente nga ana e fansave të saj të shumtë.

avamax 271549388 457831142480505 6702890213426438460 n Foto: Ava Max/Instagram

Ndryshe, Amanda Koci (emri i vërtetë) aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me DJ Tiesto “The Motto”. /Telegrafi/

avamax 271668658 456304306022959 5252429876851781077 n Foto: Ava Max/Instagram