Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet me përmbajtje provokuese.


Së fundmi, artistja emri i vërtetë i secilës është Amanda Koçi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft atraktive e veshur në të zeza.

avamax 274573203 2116586805183008 3779310788220186682 n

Në një prej imazheve, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” u pa duke ngritur bluzën e saj lartë, me ç’rast ka vënë në pah pak nga gjoksi i saj atraktiv.

avamax 274685251 1019052688679120 3340158991456898303 n

Ka pak ditë që Ava Max i ka lyer flokët e saj në të kuqe, ndaj një promovim i nuancës së re në flokët e saj nuk kishte se si të mungonte.

Me shumë fotografi, bukuroshja me origjinë nga Qeparoi i Shqipërisë publikoi për fund edhe një fotografi, ku shfaqej e mbuluar me shallin e saj, në formë shamie.

avamax 274504963 240993561574226 6210978080221407645 n

Ava Max përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, që nga bashkëpunimi me Tiëston, të titulluar “The Motto”, të cilin e publikoi muaj më parë. /Telegrafi/

avamax 274493104 491447246022202 5669210556448332197 n

avamax 274594661 401952565067928 8777407013318671736 n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 274688797 527253098731092 1168571625417268331 n Foto: Ava Max/Instagram