Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj apo aktivitetet muzikore.


Së fundmi, artistja me origjinë nga Shqipëria ka informuar fansat se është në përgatitje të një videoje të re muzikore për këngën “The Motto”, për të cilën ajo bashkëpunoi me DJ Tiësto.

avamax 275489351 683113732908676 3468165735358477393 n

Ava Max publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku duke mjaft provokuese në të zeza, ndërsa nxirrte në pah linjat e saj atraktive trupore.

E veshur me një kostum të zi dhe të hapur te pjesa e gjoksit, 28-vjeçarja bëri që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.

avamax 275719298 143656898134964 3742488679268753277 n

Në një tjetër skenë, artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, dukej tejet provokuese e veshur me geta me dizajn rrjeteve, të cilat theksonin këmbët e saj atraktive.

avamax 275519490 700883764591724 7122521812434770414 n

Ava Max bëri të ditur në mbishkrimin e fotografive se videoja “The Motto” do të jetë e disponueshme shumë shpejt për fansat e saj. /Telegrafi/

avamax 275482993 977656343146044 1463765209309796251 n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 275660605 650786606174543 6130816802186399984 n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 275421225 482298580055315 6654970564450097070 n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 275524267 947077819336591 9081946043267042513 n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 275452670 430308652224322 4463481841136199260 n Foto: Ava Max/Instagram

avamax 275538894 646407206645380 293589311838693745 n Foto: Ava Max/Instagram