LAJMI I FUNDIT:

AUV: Do të kërkojmë ndryshime në Ligjin për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve

AUV: Do të kërkojmë ndryshime në Ligjin për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve
Fotografi ilustruese (Arkiv)

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Oliver Milanov, sot deklaroi se do të insistojë në miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve dhe fokusi do të jetë themelimi, kontrollimi dhe regjistrimi riprodhimit të qenve të përkdhelur, si një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e qenve të pastrehë. Ai bëri të ditur se Agjencia ka regjistruar gjithsej 139.463 qen përkëdhelës.

Në Shkup sot u mbajt paneli “Angazhimi i komunitetit lokal në menaxhimin e popullatës së qenve të pastrehë”, i organizuar nga AUV, ndërsa me mbështetjen e Ambasadës Austriake në vend. Siç tha Milanov, marrin pjesë disa institucione nga sektori joqeveritar në vend, përfaqësues joqeveritar nga Austria, si dhe praktikantë dhe profesorë eminentë.

“Diskutimi i sotëm do të fokusohet tek mënyra e menaxhimit të qenve të pastrehë, që është një nga problemet e flakta në vend. Si institucion përgjegjës, unë si kryetar i Agjencisë do të insistoj në vazhdimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve. Për ne si institucion është e pakuptueshme se si mund të tërhiqet ky ligj nga procedura parlamentare. Me miratimin e këtyre ndryshimeve dhe shtesave fokus do t’i kushtohet themelimit, kontrollit dhe regjistrimit të mbarështimit të qenve të përkëdhelur”, tha Milanov.


Siç tha ai, për zgjidhjen e këtij problemi përveç AUV-së dhe komunave janë të përkushtuara edhe shoqatat veterinare, pronarët e qenve, inspektorët komunalë.

Milanov informoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka një bazë të dhënash, gjegjësisht një sistem identifikimi në të cilin regjistrohen të gjitha kafshët shtëpiake dhe qentë shtëpiak. Për momentin, theksoi ai, në vend janë regjistruar 139.463 qenë shtëpiak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori