LAJMI I FUNDIT:

AUV: Mensa e fabrikës Lear i plotëson kushtet higjienike, helmimi nuk ndodhi nga ushqimi

AUV: Mensa e fabrikës Lear i plotëson kushtet higjienike, helmimi nuk ndodhi nga ushqimi

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka dalë me raportin përfundimtar rreth an alizave të ushqimit në fabrikën Lear në Tetovë, ku para dy ditësh, sërish u helmuan 25 të punësuar.

Sipas AUV-së, ushqimi i shpërndarë të shtunën (7 korrik), është shpërndarë ashtu siç duhet, e ruajtur dhe e shërbyer si duhet, në paketim origjinal dhe me afat të përdorimit.

Agjencia vlerëson pozitivisht edhe mensën e ushqimit për të cilën thotë se i plotëson kushtet higjienike, prandaj edhe nuk është shqiptuar masë e mbylljes së përkohshme. Të dhëna plotësuese do të jepen pas analizave plotësuese.


Përndryshe, në mars të këtij viti, në këtë fabrikë u helmuan 220 të punësuar pas ngrënies së marakonave për darkë, me një lloj sosi dhe mishi të grirë, ku u gjet bakterja stafilikoka./Telegrafi/