LAJMI I FUNDIT:

​AUV konfiskon 300 kilogramë mish në Pejë

​AUV konfiskon 300 kilogramë mish në Pejë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Veterinar sot ka organizuar një aksion kontrolli në të gjitha mishtoret e qytetit të Pejës për të kontrolluar shitjen e mishit, dhe nënprodukteve të mishit në aspektin e plotësimit të kritereve ligjore për tregtim të sigurt të kësaj kategorie të produkteve.

Për këtë aksion, zëdhënësi i AUV, Lamir Thaqi ka thënë se nga inspektimet e ushtruar në 17 mishtore, ka rezultuar me largim nga shitja- konfiskim të një sasie prej rreth 300 kg mish dhe nënprodukte mishi që nuk i plotësonin kriteret ligjore për tregtim.

“Disa nga mishtoret është gjetur mish i pa vulosur që nënkupton se nuk është therur kafsha në thertore të licencuar. Në disa raste janë hasur duke u shitur nënprodukte mishi të trajtuara termikisht suxhuk mish i terur në subjekte të cilat nuk janë të licencuara për përpunim”, tha Thaqi për kp.


Sasitë e gjetura nëpër mishtore pa dokumentacion, sipas tij janë ndaluar për qarkullim nga inspektoret, të njëjtat do të asgjësohen në ditët në vijim në prezencë të inspektorit kompetent. Aksione të tilla AUV ka ndërmarrë ditë më parë në Prizren dhe Ferizaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori