Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë e Veriu pritet të inaugurohet më 29 maj të këtij viti.
Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2014, kurse punët sipas planit, është dashur të përfundojnë në fund të vitit të kaluar, por siç është thënë, kushtet e pafavorshme atmosferike kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të këtij projekti.
Kjo autostrada, e quajtur “Arbën Xhaferi”, tash për tash shtrihet nga Prishtina deri në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Kurse në të ardhmen e afërt do të lidhë Prishtinën dhe Shkupin. Ajo ka një gjatësi prej 60 kilometra dhe në të cilën përfshihet edhe ura me e gjatë në rajon, Ura e Kaçanikut, me gjatësi prej 6 kilometrash.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se tashmë gjithçka është në fazën finale dhe në fund të muajit pritet inaugurimi zyrtar.
“Sa u përket punimeve janë në fazën e fundit, është pastrimi i trasesë, vendosja e shenjave të komunikacionit, kështu që shpresojmë se gjithçka do të jetë gati më 29 maj”, tha Rexhepi.
Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila ka ndërtuar autostradën me një çmim që fillimisht është thënë të jetë 600 milionë euro. Por, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës kishte ndarë edhe 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë, për shkak të, siç thuhet, dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat.
Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve kishte nxitur debate dhe dyshime nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, kurse Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet.
Shoqëria civile disa herë ka kërkuar që edhe Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj kompanisë për mospërfundimin e punëve sipas planifikimeve në projekt.
Rexhep Kadriu nga Ministria e Infrastrukturës thotë se deri më tani, Qeveria e Kosovës ka paguar 80 për qind të borxhit të 53 milionë eurove. Por, se a do të ndëshkohet kompania për vonesa rreth përfundimit të punëve, ai thotë se ende nuk ka ndonjë vendim.
“Ne jemi në fazën e fundit të të gjitha raporteve financiare dhe atëherë do të shohim mundësitë nëse ka elemente për ndëshkim të kompanisë ‘Bechtel Enka’. Do të aplikojmë në bazë të kontratës”, tha Kadriu.
Ndryshe, ende pa përfunduar kjo autostradë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan– Gjakovë dhe Prizren, apo si njihet ndryshe, “Autostrada e Dukagjinit” si dhe autostradën tjetër Kievë – Zahaq, që lidh Prishtinë me Pejën.
Aktualisht, në proces të ndërtimit është edhe autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që pritet të lidhë Kosovën me Serbinë Jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës.
Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë është ajo Durrës –Kukës – Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit ‘Ibrahim Rugova’” që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Ndryshe, infrastruktura rrugore ka qenë top-prioritet i të gjitha qeverive të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se më gjithë nevojën e Kosovës për infrastrukturë rrugore, shpenzimi i pjesës më të madhe të buxhetit në autostrada ka qenë vendim i gabuar.
“Rrugët janë të nevojshme, por paralelisht është dashur të investohet edhe në fusha tjera, siç është shëndetësia, edukimi dhe investimet tjera kapitale që mund të gjenerojnë vende të reja të punës. Kurse me fillimin e ndërtimit të ‘Autostradës së Dukagjinit’, që kushton më shtrenjtë se autostrada ‘Arbën Xhaferi’. edhe katër vitet e ardhshme, Qeveria e Kosovës do të paguajë mjete për autostrada”, thekson ai.
Në gjithë territorin e Kosovës janë rreth 2045 kilometra rrugë, prej të cilave 95 për qind janë të asfaltuara. Vetëm nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, sipas të dhënave zyrtare, janë shtruar rreth 500 kilometra rrugë.
Nga këto 500 kilometra, rrugë nacionale dhe rajonale të asfaltuara që nga viti 2008 deri më 2017 janë 287.2 kilometra. Vetëm për tetë vjet janë ndërtuar 115 kilometra autostradë, pa llogaritur autostradën “Arbën Xhaferi”. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite