LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Shkup-Bllacë – Banorët kundërshtojnë çmimin për pronat e tyre, paralajmërojnë bllokim

Autostrada Shkup-Bllacë – Banorët kundërshtojnë çmimin për pronat e tyre, paralajmërojnë bllokim

Disa banorë të Bllacës dhe fshatit Seçishtë nga ana e Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë çmimin e caktuar nga Institucionet përkatëse të vendit lidhur me shpronësimin e tokave të tyre. Në këto të fundit duhet të kalojë autostrada Shkup-Bllacë punimet për të cilën kanë nisur para disa muajsh.

Siç thanë banorët, çmimi i caktuar prej 4 euro për metër katror nuk është i pranueshëm, ndërkohë që një çmim tjetër akoma nuk u është ofruar pavarësisht se punimet realizohen në tokat e tyre.

“Dhjetë muaj ka që janë prish tokat edhe asnjë përgjigje nuk kemi. Ku keni pa 4 euro me paguar tokën, 17 euro e kanë paguar malin e 4 euro tokën e punuar që kemi mbajt familje me të”, thotë një banor i Kosovës.


“Kanë ardhur këtu dhe kanë filluar punën kurse neve na kanë lënë në harresë, edhe ne po presim nga shteti po edhe vet shteti nuk është i drejtë për arsye se e shohim se në zyrat e veta i mbajnë dosjet, nuk na thërret askush”, tha një banor i Bllacës.

Të revoltuar nga neglizhenca e institucioneve përgjegjëse, banorët nuk përjashtojnë mundësinë e bllokimit të punimeve në teren.

“Atëherë kur na pat premtuar Bujar Osmani, në Bllacë, na tha se edhe një dru nëse ekziston në tokën tënde do të paguhet, e tash as toka nuk është duke u paguar e jo më drutë, nuk po e dimë ku është llogaria jonë, ku kemi mbet. Kemi mbet askund hiç. Nëse janë të gjithë të organizuar dhe nëse janë të gjithë të një mendimi ne prej nesër e bllokojmë punën, nuk e lëmë një me hy brenda. Le të vijnë dhe le të na marrin parasysh neve dhe jo ne i ndjek ata po ata duhet të vijnë pas nesh, me na tregu se deri ku është puna jonë”, thekson një banor i fshatit Seçishtë.

Avokati Mefail Arsllani, që përfaqëson numrin më të madh të banorëve në këtë problematikë tha se çështja pritet të merr epilog përfundimtar në Gjykatën Civile. Mirëpo, nga kjo e fundit nuk kanë asnjë ftesë për seancë që nga mesi i vitit 2020. Gjithashtu, Arsllani tha se tashmë kanë kryer të gjitha ekspertizat me ekspert përkatës të cilët vlerësojnë se çmimi i ofruar prej 4 euro nuk është i përshtatshëm më gjendjen reale të tokave./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori