Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, me qëllim të intensifikimit të koordinimit mes palëve në adresimin e shkeljeve të mundshme të konkurrencës.
Ky dokument i rëndësishëm parasheh bashkëpunimin në mes të palëve në fusha të ndryshme, përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit, bashkërendimin e aktiviteteve, trajnimin dhe vetëdijesimin, e të tjera.
Në njoftimin për media thuhet se një nga pikat kryesore të këtij memorandumi ka të bëjë me bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara (apo siç njihet gjerësisht në gjuhën angleze si “dawn raids”) tek subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.
Kjo nënkupton që zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, kërkojnë një autorizim nga gjykata kompetente për të hyrë pa paralajmërim ose leje të veçantë në selinë dhe pronat e subjekteve të dyshuara, si dhe mund të kërkojnë asistencë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në raste specifike.
Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, ka mirëpritur nënshkrimin e këtij dokumenti, që sipas tij, krijon mundësi shtesë për Autoritetin që të parandalojë çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në Kosovë.
Ai ka falënderuar Qalajn për gatishmërinë e tij për nënshkrimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.
Drejtori Qalaj tha se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndihmojë të gjitha institucionet e vendit për të zbatuar misionin e tyre të përcaktuar me ligjet në fuqi.
Sipas tij, ky memorandum do ta lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes dy palëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës