LAJMI I FUNDIT:

Autoritet ruse përdorin borën artificiale për të dekoruar Moskën për Vitin e Ri, dhjetori i sivjetmë po konsiderohet më i nxehti që nga viti 1886

Autoritet ruse përdorin borën artificiale për të dekoruar Moskën për Vitin e Ri, dhjetori i sivjetmë po konsiderohet më i nxehti që nga viti 1886

Javën e kaluar, banorët e Moskës filluan të diskutojnë nëpër rrjetet sociale pasi panë disa kamionë duke transportuar nëpër qytet borë artificiale, që pritet të shpërndahet nëpër rrugët kryesore të qytetit për të festuar natën e ndërrimit të moteve.

Moska zakonisht mbulohet nga bora në këtë periudhë të vitit, por ndryshe nga herët e kaluara, moti këto ditë është i mirë dhe ka mungesë të madhe të borës, transmeton Telegrafi.


Dhjetori i këtij viti po konsiderohet më i nxehti që nga viti 1886 dhe këtë po e konfirmojnë edhe zyrtarët e shërbimit meteorologjik, të cilët pranuan se që kur ata matin temperaturat ky është dimri më i nxehtë.

Në anën tjetër, zyrtarët lokalë kanë shpjeguar se bora e shpërndarë nëpër Tverskaya, një nga rrugët kryesore të Moskës, do të përdoret nga snouborderët që do të performojnë në natën e ndërrimit të moteve, shkruan Guardian.

Banori i Moskës, Alexander Stanko, 62-vjeq, ka deklaruar për Guardian se dimri ka ndryshuar shumë viteve të fundit në Rusi.

“Dimri ka qenë shumë më i ashpër këtu. Edhe tani janë disa ditë shumë të ftohta, por nuk krahasohen me ato dikur kur njerëzit mezi arrinin t’i rezistonin të ftohtit për pak minuta”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit

Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit

Amerika
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Amerika
Kalo në kategori