BBC ka verifikuar një video që tregon një kolonë me automjete të armatosura të Wagnerit që udhëtojnë në autostradën M4, e cila lidh Voronezhin dhe Moskën përmes rajonit të Lipetsk.

Guvernatori i rajonit të Lipetskut u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik.


Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër, raporton skynews.

Voronezh është një nga dy qytetet - tjetri është Rostov-on-Don, më në jug - në të cilin mercenarët e Wagneri thuhet se po i kontrollon me direktivat e Yevgeny Prigozhin.

Ndërkohë, Wagner raportohet se kanë rrëzuar një aeroplan dhe një helikopter duke shkaktuar edhe tre viktima.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin këtë rebelim të Prigozhinit e ka cilësuar si tradhti dhe ‘thikë pas shpine për Rusinë’. /Telegrafi/