LAJMI I FUNDIT:

Autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetasi i RMV-së, kapet me sasi te madhe të arrit dhe me mijëra euro

Autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetasi i RMV-së, kapet me sasi te madhe të arrit dhe me mijëra euro

Inspektorët e ekipeve të Drejtorisë doganore dje gjatë kontrollit të një autobusi në piken kufitare Bogorodicë kanë zbuluar dhe konfiskuar 262.750 dollarë, 155.760 euro dhe 12 kilogramë ar dhe bizhuteri ari në vlerë rreth 600.000 euro.

Autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili gjatë daljes nga vendi ka qenë duke lëvizur në linjë të rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) për shkak të dyshimit, është drejtuar për kontroll të detajuar në terminalin doganor të Bogorodicës, përcjell Telegrafi.

Gjatë kontrollit u zbulua një bunker i punuar posaçërisht në të cilin u gjetën bizhuteri të ndryshme dhe pllaka ari në formë të parregullt, si dhe një sasi e madhe valutore.


Malli në vlerë të përgjithshme rreth një milion euro dhe autobusi janë ndaluar përkohësisht dhe i janë dorëzuar Departamentit për Hetime të Drejtorisë doganore për hetime të mëtutjeshme.

Me dorëzimin e raporteve përkatëse, lënda do t’i kalojë Prokurorisë Themelore Publike kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Lajme
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori